Kronika
Vlorë, 2 të arrestuar për prodhim dhe shitje narkotikësh
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë 2 persona për prodhim dhe shitje të narkotikëve. Në pranga janë vënë 46-vjeçari Lirim Hoxhaj dhe 17-vjeçari Xh.Z., të dy banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit që është bërë në banesën e shtetasit Lirim Hoxha, policia ka gjetur të fshehur 800 gramë kanabis.
Të dy shtetasit e mësipërm janë kapur në flagrancë në këtë banesë pasi rezultojnë të implikuar në këtë veprimtari kriminale duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin.