Kronika

Vlorë e Sarandë, asgjësohen mbi 17 mijë rrënjë hashashi

Rreth 17 mijë e 500 bimë narkotike u asgjësuan nga policia në disa aksione të ndërmarra në fshatrat e Vlorës dhe të Sarandës.

Operacionet e policisë u zhvilluan në fshatrat Vajzë dhe Orikum në Vlorë dhe në Borsh në Sarandë.

Nga këto aksione u bë identifikimi dhe më pas asgjësimi me anë të djegies i rreth 17 mijë e 500 rrënjëve kanabis sativa, që ishte mbjellë në 8 parcela të ndryshme, që të gjitha në tokë pa pronar.

Policia është duke punuar për identifkimin dhe kapjen e kultivuesve të lëndës narkotike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button