Kronika

Vlorë, vdes punonjësi i OSHEE

Një punonjës i OSHEE ka humbur jetën sot në Vlorë, si rezultat i një aksidenti në punë.  Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme.

Policia bën me dije se viktima është shtetasi  me iniciale Sh.B, 23 vjeç, banues në fshatin Grabian.

Nga hetimet paraprake të policisë mësohet se punonjës i OSHEE-së ka qenë duke kryer punime me kabllo elektrike në fshatin Grabian.

I riu dyshohet se ka rënë nga një mur në punime e sipër me kabllot elektrike, duke marrë dëmtime të rënda.

23 vjeçari është shoqëruar menjëherë drejt spitalit rajonal për ndihmë mjekësore, por ka mbërritur i pajetë rreth orës 12:30.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button