☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 24 April 2026
S&P 500 7,108 ▼0.41%
DOW 49,310 ▼0.36%
NASDAQ 24,439 ▼0.89%
NAFTA 94.38 ▼1.53%
ARI 4,726 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998 EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998
₿ CRYPTO
BTC $78,267 ▲ +0.61% ETH $2,331 ▼ -0.05% XRP $1.4399 ▲ +1.57% SOL $86.4600 ▲ +0.55%
S&P 500 7,108 ▼0.41 % DOW 49,310 ▼0.36 % NASDAQ 24,439 ▼0.89 % NAFTA 94.38 ▼1.53 % ARI 4,726 ▲0.04 % S&P 500 7,108 ▼0.41 % DOW 49,310 ▼0.36 % NASDAQ 24,439 ▼0.89 % NAFTA 94.38 ▼1.53 % ARI 4,726 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998 EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998
24 Apr 2026
Breaking
Politika

Vokshi në KiE: Vetëm 1–2% e aseteve kriminale konfiskohen, nevojiten mekanizma më të fortë

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka deklaruar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës se do të mbështesë protokollin shtesë për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave, duke e cilësuar atë “më shumë se të nevojshëm”.

“Po – do ta mbështes këtë protokoll shtesë, sepse këto ndryshime janë më shumë se të nevojshme”, u shpreh ajo, duke theksuar se aktualisht “vetëm 1% deri në 2% e aseteve kriminale konfiskohen realisht”, ndërsa metodat e fshehjes së parave janë bërë “më të sofistikuara, më të shpejta dhe më globale”.

Në fjalën e saj, Vokshi iu referua edhe situatës në Shqipëri, duke theksuar se, sipas saj, lidhja mes krimit dhe ekonomisë është e dukshme në sektorë të caktuar. “Lidhja shtet-krim në Shqipëri është më e dukshme në sektorin e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme”, tha ajo, duke shtuar se paratë e paligjshme “pastrohen në shkallë masive nën mbulesën e zhvillimit urban dhe investimeve të huaja”.

Deputetja solli disa të dhëna për këtë sektor, duke theksuar se “pesha e ndërtimit arriti në 12% të PBB-së në vitin 2024”, ndërsa “kredia bankare për ndërtimin ishte vetëm 22%”, çka sipas saj “ngre pyetjen se si është financuar pjesa më e madhe e ndërtimit”. Ajo shtoi gjithashtu se sektori i ndërtimit karakterizohet nga norma të larta fitimi, “nga 15% deri në 25%”.

Vokshi përmendi edhe të dhëna mbi tregun e banesave dhe zhvillimin urban, duke theksuar se “në vitin 2023 kishte 52 mijë apartamente bosh”, ndërsa “12 milionë metra katrorë leje ndërtimi janë dhënë në Tiranë gjatë shtatë viteve të fundit”, në një kohë kur “vetëm rreth 1 milion metra katrorë në vit do të ishte nevoja reale për t’u ndërtuar”.

Sipas saj, këto zhvillime kanë sjellë edhe pasoja më të gjera ekonomike. “Fluksi masiv i parave të paligjshme ka sjellë pasoja të rënda makroekonomike”, u shpreh ajo, duke përmendur zhvlerësimin e euros dhe dollarit, si dhe ndikimin në eksportet dhe prodhimin vendas.

Në fjalën e saj, Vokshi theksoi se fenomeni nuk është i kufizuar vetëm në Shqipëri. “Nuk bëhet fjalë vetëm për Shqipërinë: paratë që pastrohen aty qarkullojnë lirshëm në të gjithë Evropën, duke shtrembëruar ekonominë e tregut dhe duke rrezikuar sigurinë tonë kolektive”, deklaroi ajo.

Duke folur për rëndësinë e protokollit, deputetja u shpreh se ai “na jep një tjetër mjet për të reaguar: për të ndjekur paratë, për të ngrirë dhe konfiskuar asetet në mënyrë efektive, për të vepruar shpejt përtej kufijve dhe për të adresuar realitetet moderne si kriptovalutat”.

Në përfundim, ajo nënvizoi rëndësinë e goditjes së përfitimeve nga aktivitetet kriminale: “Pa goditur fitimet nga krimi, ne nuk mund të luftojmë korrupsionin – por e lejojmë atë të rritet”, duke shtuar se për këtë arsye protokolli është “jo vetëm i nevojshëm, por urgjent”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.