☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 07 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
₿ CRYPTO
BTC $61,779 ▲ +1.61% ETH $1,618 ▲ +3.88% XRP $1.1222 ▲ +2.17% SOL $64.3600 ▲ +3.17%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092 EUR/USD 1.1568 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3737 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3611 EUR/TRY 53.2579 EUR/JPY 185.23 EUR/CAD 1.6092
07 Jun 2026
Breaking
Politika

Vokshi: Qeveria po përjashton opozitën nga procesi i integrimit, nuk vë në dispozicion pozicionet negociuese për Grupkapitujt III dhe VI

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka akuzuar qeverinë se po përjashton opozitën nga procesi i integrimit europian të vendit, duke refuzuar t’i vërë në dispozicion pozicionet negociuese për Grupkapitujt III dhe VI të negociatave me Bashkimi Europian.

Në një deklaratë për mediat, Vokshi e cilësoi këtë veprim si cenim të demokracisë, transparencës institucionale dhe vetë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

“Mazhoranca refuzoi t’i vërë në dispozicion opozitës pozicionet negociuese për Grupkapitujt III dhe VI, duke mohuar në mënyrë të hapur të drejtën kushtetuese dhe ligjore të Kuvendit për të ushtruar kontrollin parlamentar mbi procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ky nuk është një veprim procedural, por një akt i qëllimshëm për të shmangur transparencën dhe për të përjashtuar opozitën nga një proces që i përket të gjithë shqiptarëve”, deklaroi ajo.

Sipas Vokshit, qasja e ndjekur nga qeveria bie ndesh me parimet që vetë Bashkimi Europian kërkon nga vendet kandidate, si transparenca, gjithëpërfshirja, llogaridhënia dhe respekti për institucionet demokratike.

Ajo theksoi se integrimi europian nuk mund të trajtohet si pronë e qeverisë apo e mazhorancës, por si një projekt strategjik kombëtar që kërkon përfshirjen e të gjitha institucioneve dhe forcave politike.

“Akoma më shqetësues është fakti se kjo sjellje bie ndesh drejtpërdrejt me parimet që vetë Bashkimi Europian kërkon nga vendet kandidate: gjithëpërfshirje, transparencë, llogaridhënie dhe respekt për institucionet demokratike. Në vend të tyre, po shohim një model qeverisjeje që kufizon informacionin, margjinalizon opozitën dhe dobëson mekanizmat demokratikë të kontrollit. Integrimi europian nuk është pronë e qeverisë. Nuk është pronë e mazhorancës. Nuk është një proces që mund të administrohet me logjikën e sekretit, të kontrollit politik apo të informacionit të filtruar. Integrimi europian është projekti më i rëndësishëm strategjik kombëtar i Shqipërisë dhe, pikërisht për këtë arsye, ligji ka përcaktuar qartë rolin e Kuvendit dhe të opozitës në mbikëqyrjen e tij”, tha Vokshi.

Sipas deputetes, qeveria po përpiqet të shmangë debatin publik mbi problematikat që, sipas saj, vijojnë të mbeten sfida për Shqipërinë në rrugën drejt integrimit.

“Qeveria nuk dëshiron që qytetarët shqiptarë të mësojnë se çfarë kërkon realisht Bashkimi Europian nga Shqipëria dhe cilat janë problemet që vazhdojnë të mbeten pengesë serioze në rrugën e integrimit. Ajo nuk dëshiron që të bëhen objekt debati publik problematikat e evidentuara në raportet europiane dhe në procesin e monitorimit: çështjet që lidhen me standardet zgjedhore, korrupsionin, kapjen e institucioneve, respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, pavarësinë e institucioneve, ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë dhe mungesën e llogaridhënies në nivelet më të larta të qeverisjes. Pikërisht për këtë arsye po mbyllen dyert e transparencës dhe po pengohet kontrolli parlamentar”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.