Ekonomia

Vokshi:Qeveria ka rritur varfërinë për shqiptarët

Seanca e sotme e Kuvendit është përfshirë nga debatet dhe akuzat mes palëve për çështjen e konçesioneve në shëndetësi, reformën në drejtësi, partneritetin publik e privat, etj.

Në fjalën e mbajtur në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deputetja Albana Vokshi, deklaroi se partneriteti me korrupsionin është busulla e kryeministrit, i cili, tha ajo, po ua jep ekonominë donatorëve që i blenë partinë.

Në këto dy vjet, tha Vokshi, qeverisja e majtë e ka rritur varfërinë për 95% të shqiptarëve dhe po ashtu ka rritur oligarkinë për qarqet pranë saj.
Një pikë tjetër e prekur nga deputetja demokrate ishte dhe rritja e numrit të azilkërkuesve, e cila, tha ajo, gjatë vitit të kaluar arriti në 25 mijë kërkesa, kundrejt 4500 të vitit 2014.

Ahmetaj:Rritja ekonomike mbi bazën e shifrave reale të institucioneve

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj u shpreh të enjten në Kuvend, se “shifrat e Bankes Boterore nuk manipulohen dot” dhe se “ekonomia shqiptare po ndjek trendin pozitiv të rritjes, e konfirmuar kjo nga shifrat reale të institucioneve kombëtare e ndërkombëtare”.

Ministri i hodhi poshtë akuzat e deputetit të opozitës, Edmond Spaho, sipas te cilit ekonomia shqiptare po ecen gjithnje e me keq.

“Ekonomia po ecën në baza të shëndosha të rritjes progresive. Raporti i fundit i Bankes Boterore, evidenton se në Shqipëri ka rritje të numrit të punësimit. Ndërsa indikatorët që mbështesin progresin e ekonomisë së vendit shenojne terma pozitive”, tha ministri Ahmetaj.

Duke iu referuar raportit Bankës Qendrore, ai tha se rritja ekonomike me 3 per qind  në tremujorin e tretë, tregon tendencë të qëndrueshmërisë ekonomike shqiptare, ndersa trendi rrites per kete vit parashikohet te jete 2.75%. Raporti i BSH konfirmon se investimet e huaja në 2015-n shënuan vlerën e 714 milionë eurove, kundrejt 612 milionë në 2014. Ndersa per here te pare gjate kesaj periudhe rritje pozitive shenoi sektori i ndertimit.

“Ekonomia po lëviz në drejtimin e duhur dhe rritja pozitive e saj është e lidhur me uljen e varfërisë. Manipulimi i shifrave është paradoks i pashpresë” , u shpreh ministri Ahmetaj, ndersa vuri ne dukje se, qeveria do te adresoje reforma dhe nisma qe mbeshtesin rritjen e punesimit, ekonomise dhe indikatoreve te tjere qe cojne perpara vendin.
“Edhe raporti i fundit i BSH konfirmon rritje të sigurt të sektorëve, madje edhe rritjen e kredisë konsumatore”, vuri ne dukje ai, ndersa komentoi dhe çështjen e koncesioneve, duke shtuar se “ato(koncesionet) janë të shumëllojshme’, nderkohe qe konfirmoj se ‘ministria nuk është autoritet kontraktues”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button