🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 30 Shtator 2026
S&P 500 7,652 ▼0.25%
DOW 50,906 ▼0.86%
NASDAQ 26,861 ▲0.24%
NAFTA 90.64 ▲1.41%
ARI 4,186 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
₿ CRYPTO
BTC $83,628 ▲ +0.01% ETH $2,676 ▼ -0.65% XRP $1.4922 ▼ -0.44% SOL $117.7100 ▼ -1.11%
S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 90.64 ▲1.41 % ARI 4,186 ▲0.15 % S&P 500 7,652 ▼0.25 % DOW 50,906 ▼0.86 % NASDAQ 26,861 ▲0.24 % NAFTA 90.64 ▲1.41 % ARI 4,186 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089 EUR/USD 1.1344 EUR/GBP 0.8575 EUR/CHF 0.9462 EUR/ALL 92.0324 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5195 EUR/TRY 55.6079 EUR/JPY 178.54 EUR/CAD 1.6089
30 Sht 2026
Breaking
Politika

Von der Leyen në Tiranë/ Çika: Ishte mbështetëse ndaj qeverisë, por kërkuese për luftën kundër korrupsionit

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Emilio Çika thotë se presidentja e KE, Ursula Von der Leyen, gjatë vizitës në Tiranë dha mesazhe mbështetëse ndaj qeverisë, por ishte edhe kërkuese në lidhje me luftën kundër korrupsionit.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çika u shpreh se reforma në drejtësi, tashmë ka nevojë për ndërhyrje, teksa shtoi se masat ligjore të prezantuara sot nga qeveria, janë pozitivë.

Çika shtoi se duhet të ketë vullnet për luftën kundër korrupsionit.

“Këtu duhet të shohim një gjë, drejtësia është diçka më vete, duhet të shprehim edhe mesazhet mbështetëse kundrejt qeverisë. Kërkuese ishte më shumë për qeverinë, në luftën kundër korrupsionit. Mënyra sesi u bë, reforma në drejtësi kërkon ndërhyrje tashmë, nxorri dobësitë e saj, nxorri edhe suksesin e saj. Hapat e sotshëm që u paraqitën janë shumë pozitivë, edhe me ngarkesën e paraburgimeve. Ndëshkueshmëria është diçka tjetër, burgu është diçka tjetër. Këtu ndërhyn sërish ekzekutivi me nisma ligjorë. Thembra e Akilit është një vullnet që duhet të jetë shumë i prerë nga qeveria për luftën kundër korrupsionit.

Kemi shumë raste nga drejtësia dhe pak nga denoncimet që vetë shteti i jep drejtësisë. Shteti ligjor me gjithë elementët e tij, është shumë i rëndësishëm. Perceptimi është ajo sesi ne e shikojmë dhe gjykojmë, nuk është fakti në vetvete. Duhet edhe këtë ta luftojmë”, theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.