Bota
Von der Leyen: Të moshuarit të izoluar deri në fund të vitit
Kontaktet e personave të moshuar në Europë me mjedisin e tyre duhet të mbeten të kufizuara të paktën deri në fund të vitit për shkak të epidemisë së koronavirusit, paralajmëroi presidentja e Komisionit Europian. “Pa vaksinë duhen kuzuar sa më shumë të jetë e mundur kontaktet me të moshuarit, veçanërisht ata që jetojnë në azile”, deklaroi Ursula von der Leyen për të përditshmen gjermane “Bild”. “E di që është i vështirë dhe që izolimi ndikon, por është një çështje për jetë a vdekje, ne duhet të qëndrojmë të disiplinuar dhe të duruar”, theksoi ajo. “Fëmijët dhe të rinjtë do ta gëzojnë më shpejt lirinë e lëvizjes sesa personate e moshuar dhe ato me probleme të mëparshme mjekësore”, theksoi drejtuesja gjermane e ekzekutivit europian duke nënvizuar se shpresonte për zhvillimin e një vaksine nga një laborator europian nga fundi i vitit. “Kështu që ne të mund të vaksinohemi shpejt, jemi tashmë në diskutime me prodhuesit mbi kapacitetet globale të prodhimit”, shtoi ajo.