🌫️
Tiranë 9°C · Mjegull 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 95.18 ▼0.95%
ARI 3,943 ▲0.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $75,973 ▼ -1.21% ETH $2,236 ▼ -0.82% XRP $1.2480 ▼ -0.14% SOL $90.5000 ▼ -1.73%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.18 ▼0.95 % ARI 3,943 ▲0.07 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 95.18 ▼0.95 % ARI 3,943 ▲0.07 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Politika

“Sot nis vaksinimi i gazetarëve të terrenit”/ Manastirliu: Nesër vazhdojmë me punonjësit e policisë

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja Manastirliu ndodheshin sot në Berat, për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit e të moshuarve në Berat.
Ministrja Manastirliu u shpreh se sot do të nis vaksinimi i gazetarëve dhe operatorëve të terrenit, për të pasuar ditën e nesërme me vaksinimin e efektivëve të policisë.

“Nga nesër do të fillojmë vaksinimin efektivëve të policisë, fillojmë me Tiranën. Gjithashtu edhe të gazetarëve të terrenit. Po ndjekim planin e vaksinimit të kombinuar, në grupet e riskut ku futeshin ata të shërbimeve kritike janë edhe këto dy kategori, që do të vijojnë me vaksinimin nga nesër me policët dhe sot në drekë me gazetarët dhe operatorët e terrenit”, tha Ministrja.

Manastirliu tha se në Berat procesi i vaksinimit ka filluar prej disa ditësh, ndërkohë që bëri me dije se sot në të gjithë vendin do të mbërrijmë në shifrën e mbi 100 mijë vaksinimeve vetëm tek grupmosha e +70 vjeçarëve.

Duke folur për sigurinë e vaksinave, kryeministri Rama tha se vaksina e kompanisë Sinovac është e sigurtë dhe preferohet nga shumë vende.

“Të mos bjerë askush viktimë e hienave dhe kukuvajkave. Vaksina e ardhur nga Turqia e kompanisë Sinovac, është një vaksinë e super suksesshme, e cila faktikisht Turqinë po e nxjerr përditë e më shpejtë nga tuneli i Pandemisë. Eshtë vaksina që kanë preferuar vendet e pasura të Lindjes së Mesme dhe të gjitha kurorat mbretërore të asaj zone kanë marrë këtë vaksinë e cila bëhet në shumë shtete dhe fakti që nuk ka hyrë në Bashkimin Europian nuk ka lidhje me eficencën e vaksinës por ka lidhje me çështje të një natyre tjetër që ne nuk na interesojnë dhe nuk na prekin, pasi ne na intereson të nxjerrim urgjent nga tuneli popullin shqiptar, dhe të nxjerrim sa më shpejtë nga gjithë kjo kohë e gjatë ankthi dhe pasigurie gjyshërit dhe gjyshet, ata me sëmundje kronike, grupet e riskut dhe gjithë popullsinë”, tha kryeministri Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.