☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,649 ▼1.22%
DOW 51,901 ▼0.53%
NASDAQ 26,117 ▼2.23%
NAFTA 99.18 ▲2.78%
ARI 4,178 ▲0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $81,446 ▼ -0.96% ETH $2,418 ▼ -1.04% XRP $1.3010 ▼ -2.94% SOL $103.9500 ▼ -1.54%
S&P 500 7,649 ▼1.22 % DOW 51,901 ▼0.53 % NASDAQ 26,117 ▼2.23 % NAFTA 99.18 ▲2.78 % ARI 4,178 ▲0.19 % S&P 500 7,649 ▼1.22 % DOW 51,901 ▼0.53 % NASDAQ 26,117 ▼2.23 % NAFTA 99.18 ▲2.78 % ARI 4,178 ▲0.19 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Politika

Vrasja e efektivit Enea Mekolli, Berisha: Vrasësi i tij gjoja në kërkim, por merrte fonde shtetërore si fermer

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediat këtë të premte, më 5 qershor, ku ka ngritur akuza ndaj qeverisë se ka mbështetur me financime gjatë viteve në kërkim personin që vrau mëngjesin e djeshëm efektivin e policisë Enea Mekollin.

“Dua të shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve, të afërmve të dëshmorit të kombit, Enea Mekolli, komunitetit të Maliqit. Të dënoj me forcën më të madhe këtë krim të shëmtuar, i sponsorizuar nga shteti i lidhur këmbë e kokë me krimin. Enea Mekolli ishte një i ri idealist, i cili pasi vëllai i tij në polici ndahet nga jeta për shkak të një sëmundje, kërkon të vazhdojë misionin e të vëllait, sigurimin e jetës, veprimtarisë, ligjit të qytetarëve shqiptarë. Në këtë aspekt, ai është dy herë dëshmor. Dhe familja e tij është një familje me kontribute shumë të mëdha për sigurinë e qytetarëve, jetës, veprimtarisë, rendit, ligjit të qytetarëve shqiptarë.

Por, aq sa është e dhimbshme vrasja mizore nga një dorë kriminale e policit në detyrë, aq kriminale e shëmtuar është qëndrimi i narkoshtetit ndaj vrasësit, i cili kishte 9 vite në kërkim, gjoja në kërkim, dhe që financohej nga fonde shtetërore për të ndërtuar stalla, konaqe, ngrehina, mbarështuar bagëti sikur të ishte një fermer i nderuar.

Vrasja e Enea Mekollit dëshmon në mënyrën më të qartë se rendi, ligji, siguria në këtë vend është në dorë të krimit. Është në dorë të kriminelëve. Vrasësi i Enea Mekollit nuk mund të qëndronte 9 vite në kërkim, të mbarështonte bagëti dhe stalla pa përkrahjen e fortë të pushtetit. Dhe siç dëshmojnë dokumentet, ajo përkrahje ka ardhur edhe me financime falas ndaj veprimtarive të tij.”, tha Berisha.

Sipas tij, e gjithë kjo histori dëshmon lidhjet e qeverisë me krimin.

Berisha shtoi se vrasja e efektivit 34-vjeçar duhet hetuar edhe sa i takon procedurave të ndjekura për zhvillimin e operacionit për arrestimin e të dyshuarit.

Ai ngre disa pyetje: “A ishte njësia e tij, ajo që duhej të dërgohej për arrestimin apo neutralizimin e një banditi të armatosur? E një krimineli të armatosur? Apo janë njësitë e tjera, ato të cilat në ligj kanë detyrë të përmbushin këtë mision? A ishte njësia e Mekollit, e pajisur me të gjitha mjetet për mbrojtje nga armët e zjarrit?”

Berisha thotë se është shumë e vështirë të besohen komunikatat e kreut të policisë Skënder Hita, për të të cilin thotë se duhej të kishte dhënë dorëheqjen.

Çdo komunikatë dhe çdo veprim bëhet sipas tij me miratimin e drejtorit të përgjithshëm në polici, ndaj ai pyet: Cili ishte roli i tij në këtë operacion? Sa e vërtetë është dhe çfarë lloji jeleku antiplumb kishte Enea Mekolli?

Të gjitha këto pyetje, Berisha thotë se duhet t’i shqyrtojë Komisioni i Sigurisë në parlament. Po ashtu i bëri thirrje edhe prokurorisë të hetojë.

Lideri demokrat thotë se një operacion i tillë, për kapjen e një personi me rrezikshmëri të lartë “më së paku mund të thuhet i keqorganizuar, i keqplanifikuar”.

Po ashtu ai u bën thirrje hetuesve: “Të kontrollohen mirë të gjitha komunikimet që vrasësi ka pasur për të parë nëse kemi një dekonspirim të operacionit.”

Në fund të fjalimit, kreu i opozitës mbajti një minutë heshtje për dëshmorin e kombit, Enea Mekolli.

Lajmi në përditësim…

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.