☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 84.35 ▲0.73%
ARI 4,451 ▼0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,114 ▲ +1.03% ETH $1,895 ▼ -0.02% XRP $0.9923 ▼ -0.92% SOL $75.8700 ▲ +0.42%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.35 ▲0.73 % ARI 4,451 ▼0.51 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 84.35 ▲0.73 % ARI 4,451 ▼0.51 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Kronika

Vrasja e Santiago Malkos, Ilir Selmanit i ndryshohet masa e sigurisë. Vendoset në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar këtë të premte ka vendosur masën e sigurisë dhe ka caktuar masën “Arrest në shtëpi” ndaj Ilir Selmanit. Ai akuzohet si një nga autorët e vrasjes së ish-policit Santiago Malko në gusht të vitit 2019 në Tiranë.

Apeli i GJKKO-së ka pranuar kërkesën e të pandehurit duke konstatuar humbjen e fuqisë së masës “Arrest në burg” për shkak të kalimit të afateve ligjore të paraburgimit.

Në njoftim bëhet me dije se Selmani do të lirohet mënjëherë dhe do të shoqërohet për në banesë për ekzekutimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”.

“VENDOSI: Pranimin e kërkesës, konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për të pandehurin I.S të lidhur me masën e sigurimit “Arrest në burg”, të caktuar me vendimin nr. 145 datë 10.10.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, verifikuar me vendimin nr.43 datë 17.04.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Caktimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit I.S duke urdhëruar të pandehurin të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në rrugën “*”, banesë private, nr. * Tiranë.

Urdhërohet prokurori dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi me anë të mbikëqyrjes së pa ndërprerë të qëndrimit në banesë të të pandehurit I.S.

Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit I.S dhe shoqërimi i tij për në banesë për ekzekutimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi”.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditësh nga e nesërmja e njoftimit të vendimit. U shpall në Tiranë, sot më datë 19.06.2026”, thuhet në njoftim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.