Vritet 20-vjeçari në Korçë, policia në kërkim të autorit. Viktima pjesë e Forcave të Armatosura
Një ngjarje e rëndë është raportuar pak minuta më parë në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës, ku një 20-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Viktima është identifikuar si Joan Zhuko, 20 vjeç i cili mësohet se ishte pjesë e Forcave të Armatosura. Sipas informacioneve paraprake, arma e përdorur dyshohet të jetë kallashnikov.
Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar, i cili është identifikuar nga autoritetet dhe po punohet për kapjen e tij, dyshohet se e ka ndjekur 20-vjeçarin përpara se ta ekzekutonte në hyrje të një pallati.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Policia vijon kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.