Politika

Meta dhe Berisha konfirmojnë aleancën: Nga sot koordinojmë çdo veprim në opozitë, bashkë në zgjedhjet vendore

Partia Demokratike e Rithemelimit dhe Ilir Meta kanë zyrtarizuar aleancën mes tyre. Selia blu thotë se është dakordësuar për aksion të përbashkët në zgjedhje, protesta e parlament. Pas takimit te zhvilluar ne seline e PD, mes Sali Berishes dhe Ilir Metes, palët konfirmuan zyrtarizimin e aleancës.

Sot në Selinë e Partisë Demokratike u zhvillua një takim mes Kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe kryetarit të Partisë së Lirisë zotit Ilir Meta. Në këtë takim morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike zoti Flamur Noka dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili. Në takim u diskutua dhe u ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë neë zgjedhjet vendore, inisiativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës. Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë”, thuhet në njoftim.

“U ra plotësisht dakord për bashkëpunimin, bashkërendimin dhe Aleancën e Partisë Demokratike me Partinë e Lirisë në zgjedhjet vendore, iniciativat parlamentare, në protestat popullore kundër pushtetit të Edi Ramës”, thuhet në njoftim.

Me bindjen se do të bëjë zgjedhjet e duhura, Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta zbuloi se kandidatët për kryetar bashkie do t’i lihen në dorë Berishës.

“Sa i takon kandidatëve, është e rëndësishëm të ketë vetëm një në çdo bashki. Në kushte te tjera mund të kishte 2-3 ose 4. Në këtë drejtim e kemi bërë të qartë që s’do vëmë kushte për asnjë lloj bashkie. Nëse do të ketë kandidat nga PL që mendojnë se kanë përkrahje në një bashki të caktuar është një çështje që do e diskutojmë që ky kandidat të testohet. (…) Kemi kërkuar që PD të marrë përgjegjësinë për përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë”, tha Berisha.

Të njëjtën gatishmëri për të bashkëpunuar, Meta nuk e shfaq për grupimin Alibeaj, të cilin e konsideron opozitë me regji. Sipas tij, ka vetëm një rrugë për t’i hapur dyert këtij grupimi.

“Nuk është detyra ime të mbaj komunikim me cilindo, s’kam ndërprerë komunikim me askënd dhe jam tërë ditën në komunikim me të gjithë ata që duan të bëjnë opozitë të vërtetë dhe jo me ata që bëjnë opozitë me regji, hajde bëjmë sikur bëjmë opozitë”, tha Meta.

Sinjalet e krijimit të aleancës, PD e Rithemelimit dhe Partisë e Lirisë i  dhanë që një ditë më parë, kur në parlament depozituan me firma të përbashkëta një kërkesë për mocion me debat me Entin Rregullator të Energjisë, për përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike për fashën mbi 800 kilovat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button