Rajoni

Vuçiç fton Ciprasin në Serbi

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ftoi dje homologun e tij grek, Aleksis Cipras për një vizitë zyrtare në Beograd si edhe falenderoi qeverinë e Greqisë për qëndrimin e pandryshueshëm ndaj mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës.

”Vuçiç diskutoi me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kozias në Beograd lidhur me bashkëpunimin në fushat e energjetikës dhe tregtisë”, njoftoi zyra e shtypit e kryeministrit serb.

Në ndërkohë, Kozias nënvizoi se vendi i tij kërkonte të ndihmonte Serbinë në rrugën drejt anëtarësimit në BE si edhe se do të ofronte të gjithë ndihmën për hapjen, sa më shpejt të ishte e mundur, të kapitujve të parë të negociatave.

”Përvoja jonë në negociatat me BE-në është e mirë dhe ne jemi të lumtur ta ndajmë me ju. Nëse punojmë bashkë ne do ta ndihmonim Evropën të ishte më rezultative në negociatat me Serbinë”, theksoi Kozias.

”Cipras mund ta vizitojë Serbinë në korrik ose në shtator të këtij viti”, shtoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button