Rajoni

Vuçiç: I tronditur nga vendimi hungarez për ndarjen e kufirit me Serbinë

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi se ishte i habitur dhe i tronditur nga një plan i Hungarisë për ngritjen e një pengese përgjatë kufirit me Serbinë për parandalimin e kalimit të imigrantëve ilegalë.

”Të ngresh mure nuk është zgjidhje, sidomos për arsyen se Serbia nuk mund të jetë përgjegjëse për situatën”, deklaroi Vuçiç për radiotelevizionin serb, RTS.

”Do të diskutoj me homologun tim hungarez, Viktor Orban dhe zyrtarë të BE-së, pasi kjo është një çështje fillimisht e unionit dhe pastaj e Serbisë që shërben si vend tranzit”, theksoi ai.

”Hungaria po shqyrton ndërtimin e një ndarëseje katër metra të lartë përgjatë kufirit me Serbinë në përpjekje për të parandaluar hyrjen ilegale të migrantëve”, deklaroi dje ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Sijarto.

“Imigrimi është një nga problemet më serioze me të cilat ballafaqohet Bashkimi Evropian”, deklaroi Sijarto në një konferencë shtypi.

“Vendet e BE-së po kërkojnë zgjidhje, por Hungaria nuk mund të presë gjatë”, shtoi ai.

Ministri sqaroi se bëhet fjalë për vijën kufitare prej 175 kilometrash, që do të “mbyllet” nga një rrethim prej katër metrash të lartë.

Ministria hungareze e Punëve të Brendshme tashmë ka marrë udhëzime për përgatitjen e projektit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button