🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 97.35 ▼13.81%
ARI 4,828 ▲3.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,500 ▲ +4.56% ETH $2,236 ▲ +6.45% XRP $1.3715 ▲ +4.31% SOL $84.7200 ▲ +6.54%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 97.35 ▼13.81 % ARI 4,828 ▲3.06 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 97.35 ▼13.81 % ARI 4,828 ▲3.06 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Politika

Vuçiç: Nuk i urrej shqiptarët, i gatshëm të dialogoj me ata

Aleksandar-Vucic-320x212Edhe pse tifozët thërrisnin në kor “ Vrisni shqiptarët!”,  dhe “ Kosova është Serbi”, kjo për kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç,  nuk ishte një arsye për të shkaktuar incidente dhe dhunë në stadium.

Sipas tij, gjesti më provokues ishte hedhja e dronit me flamurin shqiptar, në  stadium dhe dhuna që lojtarët shqiptarë ushtruan mbi ata serbë, për mbrojtjen e flamurit.

“Fajin direkt për incidentet e pati droni dhe lojtarët shqiptarë të cilët sulmuan lojtarët serbë. A mund të fajësohemi ne për futjen e tifozëve në fushë dhe gjithçka ndodhi më pas? Po kemi faj, dhe për ketë do t’i pranojmë pasojat”,- tha Vuçiç për medien serbe  “DANAS”.

Për Serbinë zyrtare, Shqipëria e Madhe shihet ende si një projekt i qeverisë së vendit tonë. Në intervistën e dhënë ai shprehet se do donte të besonte se qëndrimi i Ramës të ishte i vërtetë. Ai tha se Serbia i arrestoi të gjithë huliganët që sulmuan bizneset shqiptare në Serbi, por ndërkohë nga ana tjetër asnjë zyrtar shqiptarë nuk dënoi incidentin në ndeshjen e 14 Tetorit Serbi-Shqipëri kur droni me flamurin e Shqipërisë së madhe fluturoi mbi stadiumin “Partizani” të Beogradit.

Në lidhje me akuzat e ngritura nga autoritetet serb,e se ishte vëllai i kryeministrit Edi Rama ai që ngriti dronin me flamur, Vuçiç thotë se nuk dëshiron të konfirmojë diçka të tillë, pasi përfundimi i hetimeve, që për kryeministrin serb, duken të vështira, do të hedhë dritë mbi këtë fakt. Gjithashtu ai shprehet mjaft i gatshëm që të bisedojë me shqiptarët dhe se nuk i urren ata.

“Sigurisht që unë nuk i urrej shqiptarët dhe jam i hapur, e i gatshëm të bisedoj më ta. Disa prej tyre janë qytetarë të vendit tonë, dhe me ta besoj se kam pasur gjithmonë një dialog të hapur. Nuk kam treguar urrejtje ndaj tyre në asnjë deklaratë”,-  tha Vuçiç.

Shtyrja e vizitës së Ramës në Serbi me 10 nëntor, sipas tij ishte një vendim i arsyeshëm. Nëse do të zhvillohej me 22 tetor, bisedimet sipas tij do të zhvilloheshin nën trysninë e incidenteve të ndeshjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.