🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 01 May 2026
S&P 500 7,244 ▲0.49%
DOW 49,614 ▼0.08%
NASDAQ 25,155 ▲1.05%
NAFTA 101.95 ▼2.97%
ARI 4,631 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $78,557 ▲ +2.93% ETH $2,310 ▲ +2.36% XRP $1.3945 ▲ +1.88% SOL $84.1900 ▲ +1.31%
S&P 500 7,244 ▲0.49 % DOW 49,614 ▼0.08 % NASDAQ 25,155 ▲1.05 % NAFTA 101.95 ▼2.97 % ARI 4,631 ▲0.03 % S&P 500 7,244 ▲0.49 % DOW 49,614 ▼0.08 % NASDAQ 25,155 ▲1.05 % NAFTA 101.95 ▼2.97 % ARI 4,631 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9182 EUR/ALL 96.0080 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5937 EUR/TRY 52.9476 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5944
01 May 2026
Breaking
Rajoni

Vuçiç për “Blick”: Serbët dhe shqiptarët, duhet të jetojnë si në Zvicër

Ka shfrytëzuar një media zviceriane për të dhënë mendimin e tij për tezën, lidhur me të ardhmen shqiptaro-serbe. Duhet të jetojmë si në Zvicër, ka thënë ai. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, këtë e ka shprehur në një intervistë për të përditshmen zvicerane “Blick”, kur ka thënë se do të hap një kapitull të ri për Serbinë, që do të thotë të gjejë një zgjidhje për problemin me Kosovën. Sipas presidentit të ri të Serbisë, serbët dhe shqiptarët duhet të jetojnë në paqe, e madje edhe si miq, ashtu siç bëjnë Zvicër.

“Është lehtë të thuhet, shkoni e luftoni në Kosovë! Mirëpo kjo mënyrë e të menduarit na ka dërguar gjithmonë në luftë. Unë dua një rrugë të re për Serbinë. Dua që të hap diskutime të drejta dhe korrekte për zgjidhjen e konfliktit të Kosovës. Edhe nëse serbët nuk janë ende gati unë nuk do të dorëzohem. Ky debat do të ketë efekte shëruese për të gjithë ne edhe nëse arrijmë apo jo rezultat të mirë”, ka thënë Vuçiç për Blick, transmeton zeri.info.

Më tutje, ai ka thënë se ky dialog nuk do të kishte rezultat të mirë nëse të dy palët nuk janë të gatshme që të humbasin diçka.

“Nëse të dy palët nuk janë të gatshme të humbasin diçka, atëherë nuk do të ketë rezultat të mirë dhe konflikti do të zgjas përgjithmonë. Kjo do të dëmtonte të dy palët. Unë besoj se jam personi i duhur për këtë dialog. A e dini pse? Kam qenë deputeti më i ri, ministri dhe kryeministri më i ri  dhe tani jam presidenti më i ri. Nuk kam më ambicie personale”, ka thënë ai.

I pyetur se nga çfarë janë në gjendje që të heqin dorë serbët për ta zgjidhur problemin e Kosovës, ai nuk ka pranuar që të flas publikisht.  “Jemi të gatshëm që të gjejmë një kompromis të mirë dhe të bëjmë progres. Eventualisht kjo çështje duhet të zgjidhet dhe më mirë të bëhet tani sesa pas 100 vitesh”, ka shtuar ai.

Më tutje, presidenti serb ka thënë se serbët edhe shqiptarët duhet të jetojnë në paqe, e madje edhe si miq. “E di që shqiptarët dhe serbët jetojnë në paqe këtu në Zvicër. Madje edhe si miq. Kjo është pikërisht ajo që duhet të kemi sukses për ta arritur në shtëpi”, ka thënë ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.