Rajoni

Vuçiç: Serbia do të ndërtojë marrëdhënie të veçanta me Shqipërinë

Serbia do t’i vazhdojë politikat e saj në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, dhe do të vazhdojë të ndërtojë lidhje shtetërore, në veçanti me Shqipërinë dhe me Bosnje Hercegovinën, ka thënë Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç të hënën.

“Qeveria e Serbisë, do të vazhdojë të ndërtojë stabilitet rajonal me përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës, pavarësisht numrit të madh të problemeve të akumuluara”, ka thënë Vuçiç në një konferencë shtypi, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Politika e paqes është tipar dallues i qeverisë së Serbisë, përderisa është në mbrojtje të sovranitetit dhe lirisë”, ka thënë ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button