Vuçiç: Vendimin për vajtjen në Srebrenicë do ta marr deri më 9 korrik
Vendimin për vajtjen në Srebrenicë do ta marr deri më 9 korrik dhe
ky vendim do të jetë në interes të popujve serb dhe boshnjak, deklaroi dje në një konferencë shtypi kryeministri
serb, Aleksandar Vuçiç.
”Ky vendim varet vetëm prej meje, edhe pse askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në rajon dhe në Serbi deri më 11 korrik”, theksoi ai.
“Jam duke marrë këshilla nga të gjitha anët. Puna ime është të bëj më të mirën për Serbinë dhe të mos mendoj për rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme apo për ndonjë gjë tjetër. Do të marr vendimin më të mirë për popullin serb dhe boshnjak dhe nuk më interesojnë as rreziqet e sigurisë gjatë kësaj vizite”, tha Vuçiç.
”Paqja është në interesin tonë dhe marrëdhëniet mes boshnjakëve dhe serbëve duhet të jenë marrëdhënie respekti dhe mirëkuptimi reciprok”, shtoi kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç.