☀️
Tiranë 37°C · Kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,753 ▼0.06%
DOW 53,976 ▼0.11%
NASDAQ 26,605 ▼0.32%
NAFTA 82.19 ▲0.07%
ARI 4,445 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $64,430 ▼ -1.14% ETH $1,894 ▼ -1.45% XRP $1.0081 ▼ -2.55% SOL $76.1400 ▼ -1.1%
S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.19 ▲0.07 % ARI 4,445 ▲0.57 % S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.19 ▲0.07 % ARI 4,445 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Kosova

​Vuçiq kundër tërheqjes së KFOR-it nga ura mbi Ibër, përsërit retorikën e Beogradit kundër Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar paralajmërimin për tërheqjen e personelit të KFOR-it nga ura mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Veriut me atë të Jugut, duke përsëritur një varg pretendimesh të pabazuara dhe retorikën e njohur të Beogradit kundër institucioneve të Kosovës.

Vuçiq ka deklaruar se për këtë çështje do të bisedojë me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq, ndërsa ka pretenduar se reagimi i Beogradit ka ardhur pasi, sipas tij, KFOR-i kishte planifikuar ta hapte urën mbi Ibër për qarkullim.

Duke folur për Radio-Televizionin e Serbisë (RTS), Vuçiq të hënën tha se zhvillimet e fundit nuk janë të papritura për të, duke pretenduar se Kosova dhe pjesëtarë të bashkësisë ndërkombëtare do të vazhdojnë atë që ai e cilësoi si “lojën e tyre”.

“Ai (Mojsilloviq) sot, supozoj, ka biseduar me komandantin e KFOR-it për gjëra të tjera, sepse ata donin ta lëshonin në qarkullim urën mbi Ibër në Mitrovicë, ndaj për këtë pasoi ndërhyrja jonë se një gjë e tillë nuk duhet të lejohet”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb më pas ka përsëritur pretendimet e vazhdueshme të Beogradit për gjendjen e serbëve në Kosovë, duke akuzuar pa asnjë fakt institucionet e Kosovës për, siç pretendon ai, maltretime, arrestime dhe dhunë ndaj tyre.

Këto deklarata të Vuçiqit vijnë në vazhdën e retorikës së përsëritur të zyrtarëve të Serbisë, të cilët në mënyrë të vazhdueshme i akuzojnë institucionet e Kosovës për shkelje ndaj komunitetit serb, ndërsa zhvillimet në veri të vendit i paraqesin përmes narrativës politike të Beogradit.

“Ne jemi atje në një situatë jashtëzakonisht të vështirë: ata nuk merren me sigurinë e serbëve, serbët atje i maltretojnë, i rrahin, i arrestojnë çdo ditë, nuk u bëhet vonë fare për ta”, ka pretenduar Vuçiq.

Ai ka thënë se Beogradi duhet të jetë “i durueshëm, mjaft i mençur dhe përgjegjës”, duke shtuar se Serbia duhet të fokusohet në mbështetjen e serbëve në Kosovë.

Vuçiq ka folur edhe për deklaratat skadaloze të tij të mëhershme lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Ai ka pretenduar se kjo është çështje e brendshme e Serbisë dhe ka vënë në pikëpyetje përfshirjen e Shqipërisë në reagimet për këtë çështje, duke mos përmendur sesi minsitri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq ka akuzuar Tiranën për gjoja “pretendimin e saj për Shqipëri të Madhe”.

Këto deklarata të Gjuriqit nxitën reagime në Shqipëri, ku kryeminsitri shqiptar, Edi Rama tha se territori dhe burimet e Kosovës nuk janë të Serbisë. Teksa bëri të qartë se nuk ka nevojë për një ‘Shqipëri të Madhe’ për të qëndruar me Kosovën.

“Nuk e di çfarë lidhje ka kjo me Shqipërinë. Çfarë lidhje ka Ibri me Shqipërinë? Kjo është çështje e jona e brendshme”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Serbia do të thërrasë një grup punues për të shqyrtuar problemet që, sipas pretendimeve të tij, ekzistojnë rreth zonës së Ribariqit dhe pjesëve të tjera të rrjedhës së Ibrit. /kp/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.