☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,005 ▲ +0.76% ETH $2,269 ▲ +1.11% XRP $1.2553 ▲ +0.63% SOL $95.4000 ▼ -0.26%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

Vuçiqit i “dhemb” reagimi i Shqipërisë për lumin Ibër, vazhdon të hedhë akuza ndaj Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vazhduar me akuzat ndaj Kosovës, duke bërë pretendime të pabazuara lidhur me trajtimin e komunitetit serb dhe institucionet e Kosovës.

Deklaratat e tij erdhën pasi reagime në Shqipëri shkaktuan pohimet e mëhershme të Vuçiqit se Serbia po shqyrton mundësinë e devijimit të rrjedhës së lumit Ibër.

Duke folur për Radio Televizionin e Serbisë (RTS), Vuçiq tha se çështja e Ibrit është “çështje e brendshme” e Serbisë dhe pyeti se çfarë lidhjeje ka kjo çështje me Shqipërinë.

“Është çështje e brendshme e jona. Nuk e di se çfarë lidhjeje ka Ibri me Shqipërinë”, u shpreh Vuçiq.

Ai përmendi edhe zonën e Ribariqit, duke thënë se Serbia fillimisht duhet të shqyrtojë situatën atje dhe më pas të vendosë për hapat e mëtejshëm.

Megjithatë, gjatë deklaratës së tij, Vuçiq sërish iu referua Kosovës, duke hedhur akuza ndaj institucioneve të saj dhe duke bërë pretendime për trajtimin e serbëve në Kosovë.

Sipas tij, shqiptarët po i përdorin këto çështje për të “mbuluar të gjitha krimet e tyre kundër popullit serb”, duke përmendur pretendime për arrestime, ngacmime dhe, siç tha ai, trajtim të keq të serbëve.

“Arrestime, ngacmime të serbëve, shembje shtëpish, rrahje fjalë për fjalë të serbëve vetëm sepse serbët janë kudo”, tha Vuçiq.

Presidenti serb nuk paraqiti prova për këto pretendime në deklaratën e tij.

Vuçiq më tej akuzoi Kosovën se, sipas tij, po zhvillon një “terrorizim” në bashkëpunim me struktura të bashkësisë ndërkombëtare, me synim minimin e institucioneve të Serbisë në Kosovë dhe forcimin e institucioneve të Kosovës.

“Sipas tij”, ky proces po bëhet për të dobësuar institucionet që Serbia pretendon se i ka në Kosovë dhe për të forcuar institucionet e Kosovës, të cilat ai i cilësoi si të palidhura me të drejtën ndërkombëtare.

Deklaratat e fundit të Vuçiqit vijnë në vazhdën e retorikës së tij të vazhdueshme ndaj Kosovës, në të cilën ai shpesh paraqet pretendime për diskriminim dhe keqtrajtim të serbëve në Kosovë, pa i mbështetur ato me prova konkrete.

Në anën tjetër, institucionet e Kosovës kanë theksuar vazhdimisht se veprimet ndaj individëve dhe strukturave në veri të vendit lidhen me zbatimin e ligjeve të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e rendit kushtetues e institucional./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.