Rajoni
Vujanoviç: Deklarata e Nikoliçit për Malin e Zi fyese
Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç e konsideroi fyese deklaratën e homologut të tij serb, Tomislav Nikoliç sipas të cilit “Mali i Zi është lodër e NATO-s dhe e BE-së”.
Vujanoviç paralajmëroi se këtë vlerësim të tijin do t’ia thotë edhe personalisht Nikoliçit gjatë vizitës më të parë në Serbi.
Para disa ditësh, Nikoliç kritikoi Malin e Zi për shkak të anëtarësimit në NATO.
”Deri tani nuk kam patur mundësi për takim me Nikoliçin. Unë mezi e pres atë takim, ku do ta paralajmëroj të mos përzihet në politikën shtetërore të Malit të Zi”, deklaroi Vujanoviç.
”Mali i Zi dëshiron me të ketë marrëdhënie shumë të mira me Serbinë, që duhet të bazohen në barazi, partneritet dhe respekt ë ndërsjellë”, shtoi ai.