Xhaçka hedh poshtë akuzat: Radarët funksionojnë
Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, nga Komisoni i Sigurisë ku raportoi për buxhetin e viti të ardhshëm ka hedhur poshtë akuzat e opozitës, sipas të cilës Forcat e Armatosura janë bërë pjesë e trafikut të narkotikëve duke fikur radarët e monitorimit të hapësirës detare shqiptare.
Xhaçka ka kërkuar që të mos hidhet baltë mbi punën e njerëzve me uniformë dhe për këdo që ka informacione kompromentuese, ministrja kishte një propozim.
“Nëse i shpëton gjë njërit, nuk u shpëton gjashtë të tjerëve. Nëse u ka shpëtuar të shtatëve, jemi të interesuarit kryesorë që kushdo që ka një informacion konkret se puna nuk ka shkuar siç duhet, ta denoncojë tek institucionet përkatëse dhe natyrisht që edhe ne jemi të interesuar që kjo të ndodhë”, u shpreh Xhaçka.