🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 11 September 2026
S&P 500 7,592 ▼0.58%
DOW 52,064 ▼0.6%
NASDAQ 26,082 ▼0.65%
NAFTA 101.11 ▼1.34%
ARI 4,393 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,239 ▼ -1.26% ETH $2,466 ▼ -0.41% XRP $1.3511 ▼ -2.59% SOL $99.6900 ▼ -2.07%
S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 101.11 ▼1.34 % ARI 4,393 ▼0.33 % S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 101.11 ▼1.34 % ARI 4,393 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Xhemal Ibishi “Ylli i Javës”

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon…

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e tridhjetë e një të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë për herë të parë futbollistit të FC Malishevës, Xhemal Ibishit, i cili shënoi dy gola në fitoren kundër SC Gjilanit, e cila përfundoi me rezultatin 3:1.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pasi mori këtë çmim, Ibishi u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës:

“Ka qenë një ndeshje ndër më të vështirat në këtë kampionat. Kemi analizuar kundërshtarin në detaje për ta mposhtur dhe për të arritur synimin që kemi si ekip. Shpresoj që kemi arritur nëmënyrën më të mirë të mundshme, por ende nuk ka përfunduar, pasi i kemi edhe pesë finale deri në fund të sezonit.

Synimi dihet që është vendi i tretë, që na dërgon në Europë. Besoj që kemi bërë një punë shumë të mirë së bashku si ekip, jemi angazhuar dhe mendoj që edhe rezultatet kanë ardhur në mënyrënmë të mirë të mundshme. Së pari dua të falënderoj trajnerin për besimin e dhënë, gjithashtu edhe bashkëlojtarët dhe stafin e ekipit, pasi pa ndihmën e tyre nuk do të kisha mundur të shënoj dy gola kaq të rëndësishëm dhe t’i ndihmoj ekipit në realizimin e synimeve“, tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.