Yamal bën fenomenin në fushë dhe thumbon Lemina në rrjetet sociale: A më njeh tani?
Barcelona ishte e frikshme edhe në Stamboll. Djemtë e tmerrshëm të trajnerit Flick vazhdojnë marshimin e tyre me ritmin e golave. Kundër Gallatasarajit në Champinons katalanasit shënuan 4 herë.
Ai që udhëhoqi skuadrën në show-n e përmbysjes turke ishte natyrisht Lamine Yamal. Spanjolli ishte protagonist me dy asiste dhe mbi të gjitha me një veprim teknik prestigji që u bë menjëherë viral. Jo më kot Yamal fitoi çmimin e lojtarit të ndeshjes, ndërsa në rrjetet sociale gjeti vend për të lëshuar edhe ndonjë thumbim.
Shënjestra e sulmuesit spanjoll ishte ish-lojtari i Juventus-it, Mario Lemina. Mesfushori, sipas Yamal, ka treguar mungesë respekti. Lemina në fakt, në lojën virale të zgjedhjes mes dy lojtarëve, pyetjes “Sane apo Yamal?”, iu përgjigj: “Kush është Yamal? Njoh Sane, por jo Yamal”.
Mes të dyve pati edhe ndonjë shkëndijë në fushë, një debat verbal. Fjalët dhe provokimet nuk i harroi numri 10 i Barcelonës, që pas ndeshjes postoi në rrjetet soaciale foton me trofeun e lojtarit të ndeshjes. “Tani më njeh?” – ishte pyetja retorike e fenomenit spanjoll. Yamal vazhdon të argëtojë në fushë dhe jashtë saj.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.