☁️
Tiranë 20°C · Vranët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 95.32 ▲1.25%
ARI 4,149 ▼0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $82,793 ▼ -0.63% ETH $2,484 ▼ -0.74% XRP $1.3621 ▲ +0.02% SOL $106.0000 ▼ -0.46%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.32 ▲1.25 % ARI 4,149 ▼0.68 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.32 ▲1.25 % ARI 4,149 ▼0.68 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Sporti

FSHF investon në energjinë e rinovueshme, KE miraton zgjerimin e sistemit fotovoltaik në “Air Albania”

Komiteti Ekzekutiv i FSHF ka miratuar zgjerimin e sistemit fotovoltaik në stadiumin “Air Albania”, duke vijuar investimet në energjinë e rinovueshme, me synimin për të rritur eficiencën energjetike, reduktuar kostot e energjisë elektrike dhe minimizuar ndikimin në mjedis.

Ky projekt vjen pas rezultateve pozitive të sistemit ekzistues, të instaluar nga FSHF në tarracën e stadiumit, i cili ka kontribuar ndjeshëm në reduktimin e shpenzimeve të energjisë dhe në uljen e emetimeve të dioksidit të karbonit (CO₂).

Vetëm gjatë periudhës mars–tetor 2026, sistemi fotovoltaik i stadiumit “Air Albania” ka mundësuar shmangien e emetimit të rreth 471.2 tonëve CO₂, një ndikim mjedisor i përllogaritur si ekuivalent me mbjelljen e 25,728 pemëve.

Rezultate të rëndësishme janë arritur edhe në ambientet e Shtëpisë së Futbollit, ku përdorimi i energjisë së rinovueshme ka kontribuar në shmangien e emetimit të 653.4 tonëve CO₂, ekuivalent me mbjelljen e 35,677 pemëve. Në total, investimet e FSHF-së në këto dy impiante kanë mundësuar reduktimin e emetimeve me rreth 1,124.6 tonë CO₂, një ndikim mjedisor i përllogaritur si ekuivalent me mbjelljen e 61,405 pemëve.

Zgjerimi i miratuar i sistemit fotovoltaik në stadiumin “Air Albania” synon të rrisë më tej prodhimin e energjisë së pastër, duke mundësuar mbulimin e një pjese edhe më të madhe të nevojave energjetike të stadiumit. Ky investim pritet të sjellë përfitime të mëtejshme ekonomike dhe mjedisore, duke reduktuar varësinë nga energjia elektrike e marrë nga rrjeti dhe duke kontribuar në uljen e gjurmës së karbonit.

Përmes këtyre investimeve, FSHF vijon angazhimin për modernizimin e infrastrukturës sportive dhe integrimin e parimeve të qëndrueshmërisë mjedisore në aktivitetin e saj. FSHF synon që zhvillimi i futbollit shqiptar të shoqërohet me investime të përgjegjshme ndaj mjedisit, duke promovuar përdorimin e energjisë së pastër dhe një të ardhme më të gjelbër për sportin.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.