Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 03 May 2026
S&P 500 7,230 ▲0.29%
DOW 49,499 ▼0.31%
NASDAQ 25,114 ▲0.89%
NAFTA 101.94 ▼2.98%
ARI 4,645 ▲0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
₿ CRYPTO
BTC $78,221 ▼ -0.07% ETH $2,304 ▲ +0.01% XRP $1.3841 ▲ +0.03% SOL $83.6700 ▼ -0.01%
S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 % S&P 500 7,230 ▲0.29 % DOW 49,499 ▼0.31 % NASDAQ 25,114 ▲0.89 % NAFTA 101.94 ▼2.98 % ARI 4,645 ▲0.32 %
EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941 EUR/USD 1.1726 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9174 EUR/ALL 95.8769 EUR/MKD 61.6946 EUR/RSD 117.4902 EUR/TRY 52.9368 EUR/JPY 184.29 EUR/CAD 1.5941
03 May 2026
Breaking
Rajoni

Zaev dhe Borisov do ta nënshkruajnë Marrëveshjen për fqinjësi të mirë

Kryeministrat e Maqedonisë dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, sot në Shkup do ta nënshkruajnë Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri Bojko Borisov dhe delegacioni shtetëror i Republikës së Bullgarisë nesër vjen për vizitë zyrtare dyditëshe në Republikën e Maqedonisë me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev.

Vizita zyrtare e delegacionit të lartë të Republikës së Bullgarisë do të fillojë me arritjen në aeroportin në Shkup më 1 gusht, në orën 11:30.

Ceremonia zyrtare për misrëseardhje të kryeminsitrit Borisov dhe të anëtarëve të delegacionit shtetëror të Republikës së Bullgarisë, me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, do të mbahet në paltonë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe do të fillojë në orën 12:15.

Në kuadër të kësa ceremonie solemne janë paraparë intonimi i himneve të Republikës së Maqedonisëp dhe Republikës së Bullgarisë, raporti i komandantit të njësisë së nderit ushtarako-gardiste, përshëndetja e flamurit të Republikës së Maqedonisë, shetitja e njësisë ushtarake-gardiste të dnerit dhe përshëdnetja nga ana e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, si dhe prezantimi i delegacioneve të të dy vendeve nga ana e kryeministrave Zoran Zaev dhe Bojko Borisov.

Në orën 12:35 është paraparë takim tet-a-tet mes Zoran Zaevit, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Bojko Borisovit, kryetar i Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, ndërsa anëtarët e delegacioneve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Bullgarisë do të kenëp takim bilateral në orën 12:55.

Në orën 13:35 do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë nga ana e Zoran zaevit, kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Bojko Borisovit, kryetar i Qeverisë së Republikës së Bullgarisë.

Si pjesë përbërëse e kësaj ceremonie janë edhe Memorandumet për bashkëpunim që do të nënshkruhen nga ana e Ministrive të resorit, të Transportit, respektivisht Energjetikës dhe Ekonomisë, më pas nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Minsitrisë së Transportit, TIK dhe Komunikimeve të R. së Bullgarisë dhe Minsitrisë së Transportit dhe Lidhjeve të R. së Maqedonisë për zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore dhe lidhjes ndërmjet vendeve, si dhe nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim në sferën e gazit natyror ndërmjet R. së Bullgarisë dhe R. së Maqedonisë.

Agjenda e vizitës zyrtare të delegacionit të Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, së Republikës së Maqedonisë, vazhdon në orën 13:50 me deklarata për mediumet nga ana e kryetarit të Qeverisë së RM-së, Zoran Zaev dhe kryetarit të Qeverisë së RB-së, Bojko Borisov, në Sallën solemne të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Programi i vizitës së delegacionit qeveritar të Republikës së Bulglarisë vazhdon me takime bilaterale punuese të ministrave të veçantë të të dy delegacioneve.

Janë paraparë takime të minsitrit të Transportit, TIK dhe Komunikimeve të R. së Bullgarisë, Ivajllo Moskovski dhe minsitrit të Transportit dhe Lidhjeve të R. së Maqedonisë, Goran Sugarevski (14:20-14:50), takim i ministres së Energjetikës të R. së Bullgarisë, temenuzhka Petkova dhe minsitrit të Ekonomisë të R. së Maqedonisë, Krshnik Bekteshi (14:20 – 14:50). takim i minsitrit të Mbrojtjes të R. së Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov dhe ministres së Mbrojtjes të R. së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska (14:20 – 14:50) dhe takimi i minsitrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, me zëvendëskryeministren për reforma juridike dhe minsitre e Punëve të jashtme të R. së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva (14:25 – 14:50).

Në orët e pasdites, nikoqirë të delegacionit të lartë shtetëror të Republikës së Bullgarisë do të jenë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, talat Xhaferi (14:20 – 15:50) dhe presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov (17:10 – 17:45).

Programi i vizitës zyrtare tëp Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Bullgarisë në Republikën e Maqedonisë vazhdon ditën në vijim (e mërkurë, 2 gusht) me shprehje të prëbashkët nderi me rastin e festës nacionale Ilidnen në kishën Shën Spasi në Shkup. Me atë rast, në orën 8:00, kryeministri Zoran Zaev do të ketë fjalim me rastin e festës në sheshin para kishës Shën Spasi.

Më pas, kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryetari i Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov do tëv endosin kurora lulesh në varrin e Goce Dellçevit (08:25 0 08:50).

Kurora lulesh në varrin e Goce Dellçevit do të vendosin edhe anëtarët e tjerë të delegacionit, pas çka mysafirët nga Republika e Bullgarisë do të nisen drejt aeroportit “Aleksandri i Madh”, qëndron në kumtesën nga Qeveria e Maqedonisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.