⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,893 ▼ -0.23% ETH $2,242 ▲ +0.17% XRP $1.1626 ▼ -2.3% SOL $89.7900 ▼ -0.52%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

ZAGREB – Varrimi shtetëror i kriminelit të luftës ndez reagimin e Kroacisë, Plenkoviç paralajmëron Serbinë

– Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka kritikuar Serbinë lidhur me planet për varrimin me nderime shtetërore dhe ushtarake të ish-komandantit të Ushtrisë Serbe të Bosnjës, Ratko Mladiç, i dënuar për gjenocid dhe krime lufte, sipas “N1 Info RS”

Plenkoviç, i cili është edhe kryetar i Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ), ka paralajmëruar se një veprim i tillë mund të ketë pasoja për procesin e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

Deklaratat e tij përbëjnë një mesazh të drejtpërdrejtë për Beogradin, nëse Mladiç varroset me nderime shtetërore dhe ushtarake, Serbia mund të përballet me pengesa të reja në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është vënë nën presion për qëndrimin që do të mbajë lidhur me ceremoninë e varrimit.

Vuçiç ka deklaruar se Serbia do të ndihmojë në kthimin dhe varrimin e trupit të Mladiçit, ndërsa Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ai do të varroset me nderimet më të larta shtetërore.

Qëndrimi i Plenkoviçit e vendos Beogradin përballë një dileme të ndjeshme, ruajtjen e qëndrimit ndaj figurës së Mladiçit dhe trashëgimisë së luftës së Bosnjës, nga njëra anë, dhe përmbushjen e kërkesave e standardeve të Bashkimit Evropian në kuadër të procesit të anëtarësimit, nga ana tjetër.

Ratko Mladiç vdiq më 27 gusht në Hagë, në moshën 84-vjeçare, ndërsa vuante dënimin e përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ai u dënua për rolin e tij në luftën e Bosnjës, përfshirë përgjegjësinë për masakrën e Srebrenicës dhe rrethimin e Sarajevës. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.