🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 27 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▲0%
ARI 4,321 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
₿ CRYPTO
BTC $84,742 ▲ +0.86% ETH $2,692 ▲ +0.31% XRP $1.5330 ▲ +0.6% SOL $123.2200 ▲ +1.73%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▲0 % ARI 4,321 ▲0 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▲0 % ARI 4,321 ▲0 %
EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108 EUR/USD 1.1396 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9439 EUR/ALL 91.6215 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4773 EUR/TRY 55.7221 EUR/JPY 179.39 EUR/CAD 1.6108
27 Sht 2026
Breaking
Kronika

Zbardhet konflikti me armë i dy ditëve më parë në Tiranë, 10 persona të përfshirë, 4 në pranga dhe 2 në kërkim (EMRAT)

Policia ka zbardhur rrethanat e konfliktit të ndodhur rreth mesnatës së 11 gushtit në rrugën “Gjolekë Kokona”, ku pati edhe të shtëna me armë zjarri.

Në kuadër të operacionit janë identifikuar 10 persona të përfshirë në konflikt. Katër prej tyre janë arrestuar, katër janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në pranga kanë rënë Rezar Zaimi 28 vjeç, Kevin Kocibellinj 31 vjeç, Stiven Fezollari 24 vjeç dhe Rolf Fezollari 34 vjeç, për vepra të ndryshme penale që lidhen me përkrahjen e autorit, moskallëzimin e krimit dhe pengimin e zbulimit të së vërtetës.

Ndërkohë, në kërkim janë shpallur Frenki Fezollari 32 vjeç, i dyshuar për “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë dhe për armëmbajtje pa leje, si dhe Cercis Brahimllari 32 vjeç, i dyshuar për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit.

Sipas hetimeve paraprake, konflikti dyshohet se nisi pasi Rezar Zaimi kishte fyer një të mitur 17-vjeçar. Pas përplasjes verbale, i mituri dhe miqtë e tij janë konfliktuar fizikisht me Rolf Fezollar, vëllain e tij Stiven Fezollari dhe persona të tjerë.

Më pas, 17-vjeçari dhe shokët e tij kanë shkuar me motomjete pranë banesës së vëllezërve. Në këtë moment, dyshohet se Frenki Fezollari vëllai tjetër i tyre, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të motomjeteve. Nga të shtënat nuk raportohet të ketë persona të dëmtuar.

Në vendngjarje, policia ka sekuestruar një thikë dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.