Gerti Shella: Vlora Hyseni dorëzoi dorëheqjen, por nuk ja pranuan
I ftuar në “Review” me Greta Topjanën, eksperti i gjyqësorit Gerti Shella komentoi masën e arrestit ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ndërsa dha një informacion të ri, sipas tij, në lidhje me dorëheqjen e saj.
Megjithatë, Shella theksoi se nuk mund ta konfirmojë vërtetësinë e këtij informacioni, duke sqaruar se bëhet fjalë për të dhëna që kanë qarkulluar gjatë këtyre ditëve.
“Në përmasën ose në masën që lëshoi Vlora Hyseni, mund të analizojmë diçka. Informacionet që kemi hulumtuar këto ditë janë që ajo vetë priste të ndodhte diçka e tillë dhe, me një gjysmë dinjiteti, është paraqitur në zyrën e tij për t’i kërkuar dorëheqjen, pra për t’u lejuar që të tërhiqej me dorëheqje. Me sa kemi kuptuar, kjo nuk është pranuar. Flitet që ajo ka shkuar të japë dorëheqjen dhe ky i ka thënë: ‘Mos e jep dorëheqjen’. Nuk e di sa e vërtetë është kjo, por janë informacione që qarkullojnë këto ditë. Sot ky e ka lëshuar Vlorën Hysenin”, u shpreh Shella.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.