☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 97.56 ▼1.47%
ARI 4,194 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $82,672 ▲ +1.09% ETH $2,426 ▲ +0.41% XRP $1.3129 ▲ +1.13% SOL $105.4500 ▲ +1.47%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 97.56 ▼1.47 % ARI 4,194 ▲0.3 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 97.56 ▼1.47 % ARI 4,194 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
Kronika

Zbardhet shpërthimi me lëndë plasëse në Lezhë/ Arrestohet 55-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Lezhës ka arrestuar një 55-vjeçar nga Tirana dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij, 35 vjeç nga Kruja, në lidhje me shpërthimin e një sasie lënde plasëse të ndodhur më 10 qershor 2026 në fshatin Balldren i Vjetër në Lezhë.

Sipas hetimeve të para, shpërthimi ndodhi në një sipërfaqe toke dhe nuk shkaktoi dëme materiale apo persona të lënduar. Në pranga është vënë Astrit Avdiaj, ndërsa është identifikuar dhe shpallur në kërkim Ermal Zalla.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e motivit të kësaj ngjarjeje. Materialet procedurale i janë referuar prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes së datës 10.06.2026, në fshatin Balldren i Vjetër, ku në një sipërfaqe toke shpërtheu një sasi e lëndës plasëse (pa shkaktuar dëme), specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. A., 55 vjeç, banues në Tiranë.
Po në vijim të veprimeve u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e bashkëpunëtorit të tij, shtetasit E. Z., 35 vjeç, banues në Krujë dhe vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Ndërkohë, vijon hetimi për të sqaruar dhe dokumentuar motivin e kësaj ngjarjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.