Kronika

Zbardhet vendimi/ Pse u pezullua ligji i Vetting-ut

Gjykata Kushtetuese ka shpërndarë për mediat një njoftim ku sqaron vendimin e saj për pezullimin e ligjit të Vetting-ut.

Në njoftim thuhet se pezullimi është bërë pasi ligji i Vetting-ut bie ndesh me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata Kushtetuese kërkon edhe interpretim nga Komisioni i Venecias.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, sot me daten 25.10.2016 në çështjen me:

 Kërkues:  1/5-ta e Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë – Anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

 Subjekte të interesuara:  Kuvendi i Shqipërisë

 Objekti: Deklarimi i papajtueshmërisë me Kushtetutën i ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Pezullimi i ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

 Baza ligjore:  Nenet 4, 7, 17, 32, 42, 49, 78, 124, 125, 131/a, 134/c, 145, 148, 179/b dhe nenet A – G të Aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; nenet 6 dhe 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut; ligji nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

 Pasi mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kërkuesi për pezullimin e zbatimit të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në bazë të nenit 45 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”,

 VENDOSI:

– Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

– Kërkimin e amicus curia nga Komisioni i Venecias në lidhje me pajtueshmërinë e ligjit nr.84/2016, datë 30.08.2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” me Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

– Pranimin e kërkesës së Unionit të Gjyqtarëve te Shqiperise për të marrë pjesë në gjykim si subjekt i interesuar.

Related Articles

Nje koment

  1. Ambasades se SHBA dhe BE.tani e mesuat qe ne shqiperi eshte ne fuqi fashizmi i islamizmit te imponuar me dhune,i hajdutit Ahmat zogu,i Enver Hoxhes,i fatos nanos,i Ilir metes,Sali berishes dhe plehrave te tij dhe te gjykates kushtetutese.Keta fashiste duan ta varrosin popullin shqipetar,qe fashizmi te mbreteroje ne shqiperi.Te sillet NATO urgjentisht ne Tirane dhe te bombardohen familjet e fashisteve dhe anetaret e gjykates kushtetutese.Kjo dite do te jete dita e clirimit nga fashizmi shqipetar qe sundon qysh prej 600 vjetesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button