Bota

Zbret avioni i parë në Aeroportin e Kabulit nën kontrollin e talibanëve

Sipas një deklarate nga një zyrtar anonim i Katarit për AA, një avion i Katarit që mbante ekipin teknik për të diskutuar vazhdimin e operacioneve të aeroportit ka mbërritur në Kabul.

Një aeroplan i linjës Qatar Airways solli ekipin teknik në Kabul për të hetuar rihapjen e Aeroportit të Kabulit në Afganistan, i cili gjendet nën kontrollin e talibanëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate nga një zyrtar anonim i Katarit për AA, një avion i Katarit që mbante ekipin teknik për të diskutuar vazhdimin e operacioneve të aeroportit ka mbërritur në Kabul.

Duke deklaruar se ekipi teknik shkoi në Kabul me kërkesë të palës afgane, zyrtari i Katarit vuri në dukje se negociatat për funksionimin dhe sigurinë e aeroportit po vazhdojnë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button