Politika
Zbulohet pyetja e referendumit të PS
Zbulohet pyetja e referendumit që do të mbajë Partia Socialiste. Pyetja që socialistët duhet të përgjigjen “Po” ose “Jo” është:
“A e konfirmoni nenin që ka të bëjë me modalitetet për zgjedhjen e kryetarit?”
Ben Blushi kërkoi zgjedhje për kryetar në Partinë Socialiste, por Edi Rama propozoi referendum. Kongresi vendosi për referendumin i cili do të zhvillohet në 9 prill.