Kronika

Konflikti, zbret nga pallati 10-katësh gruaja që kërcënoi me vetëvrasje

Një konflikt mes ndërtuesit dhe banorëve për truallin e një kompleksi që është ndërtuar te Unaza e Re ka bërë që një grua të kërcënonte për më shumë se një orë se do të hidhej nga pallati 10-katësh nëse nuk i jepet pjesa që i takon sipas marrëveshjes.

Policia negocioi me 37-vjeçaren Enkeleda Ahmetaj, nënë e dy fëmijëve duke arritur që ta bindë që të zbresë nga pallati me premtimin se çështja e konfliktit me ndërtuesin do të zgjidhej.

Ndërkohë që motra e gruas që kërcënoi se do të hidhej humbi ndjenjat duke u transportuar në spital nga ambulanca.

Konflikti për pronën

270857_mVëllai i Enkeleda Ahmetajt, Ardi Ahmetaj u shpreh për Report Tv se ndërtuesi u mori truallin në bazë të një marrëveshje se do t’u kthente 37%, por pasi ndërtoi kompleksin nuk u dha asgjë.

Ai ka pretenduar se prona i përket disa personave të tjerë, pasi ndërtoi kompleksin, por Arbi Ahmetaj shprehet se i kanë fituar gjyqet për të drejtën e pronës, ndërsa i kanë depozituar edhe në prokurori, por nuk është marrë asnjë masë ndaj ndërtuesit.

Pronari i firmës ‘Mesaplik 05 shpk’ është Dritan Llanaj, ndërsa të gjitha apartamentet sipas banorëve që pretendojnë se kanë pronësinë e truallit janë shituar të gjitha dhe se gjithcka është e falsifikuar.

Kemi bërë një kontratë me ndërtuesin, kemi marrë edhe leje, por nuk na jep asnjë pjesë të marrëveshjes dhe nuk na njeh më, ne jemi pronarët, ne kemi dokumentet.

Leja e ndërtimit ka dalë në emrin tonë, thotë i kam shitur nuk kamë çfarë të bëj.

Kemi ankuar në prokurori dhe policinë dhe asnjë gjë deri tani. Kemi bërë një marrëveshje me shkrim, por nuk na njeh.

Motra nuk na hap as telefonin tani. Nuk e dija që motra do të merrte këtë akt, është shumë e shqetësuar.

Jemi ankuar prej një viti në prokurori dhe asgjë. Ndërtuesi është mashtrues dhe ky nuk është i vetmi pallat ku ka probleme ai, pasi ka edhe disa të tjerë.

Ky është shteti jonë, nuk kemi rrugë tjetër se çfarë të bëjmë, kemi fituar gjyqet, jemi ankuar në prokurori dhe asnjë masë nuk merret për ndërtuesin.

Ndërtuesi ka marrë leje të paligjshme, ka falsifikuar dokumentet, ka mashtruar edhe njerëzit e tjerë që ka futur brenda”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button