🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 18 August 2026
S&P 500 7,745 ▼0.52%
DOW 53,460 ▼0.51%
NASDAQ 26,645 ▼0.32%
NAFTA 85.05 ▲0.65%
ARI 4,478 ▲0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,229 ▲ +1.62% ETH $1,903 ▲ +0.48% XRP $0.9982 ▼ -0.19% SOL $75.6900 ▲ +0.63%
S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.05 ▲0.65 % ARI 4,478 ▲0.09 % S&P 500 7,745 ▼0.52 % DOW 53,460 ▼0.51 % NASDAQ 26,645 ▼0.32 % NAFTA 85.05 ▲0.65 % ARI 4,478 ▲0.09 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
18 Aug 2026
Breaking
Arte

“Zëri që sfidoi kohën- Lukë Kaçaj”, një mbrëmje në TKOB për një nga figurat më të mëdha të artit lirik shqiptar

Lukë Kaçaj, një nga figurat më të mëdha të artit lirik shqiptar, artisti që me zërin e tij la gjurmë të pashlyeshme në historinë e operës shqiptare. Ai realizoi mjeshtërisht role nga operat shqiptare dhe ato botërore, duke pasuruar repertorin e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me një sërë interpretimesh të rëndësishme. Më 19 qershor, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit organizon një mbrëmje të veçantë kushtuar artistit të madh. “Në 100-vjetorin e lindjes së Lukë Kaçajt, kujtojmë një nga figurat më të mëdha të artit lirik shqiptar, artistin që me zërin e tij të jashtëzakonshëm la gjurmë të pashlyeshme në historinë e operës shqiptare. I njohur si “Shaljapini shqiptar”, Lukë Kaçaj nuk ishte vetëm një bas-bariton me përmasa të rralla artistike, por edhe një njeri që përballoi me dinjitet sprova të mëdha jetësore.

Talentit të tij të jashtëzakonshëm iu desh të përballej me periudha të vështira, por as koha dhe as sfidat nuk mundën të zbehin trashëgiminë që ai i la kulturës shqiptare”, thuhet nga TKOB. Më 19 qershor, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit do t’i kushtojë një mbrëmje të veçantë këtij artisti të madh, përmes kujtimeve, muzikës dhe homazhit për një zë që vazhdon të jehojë përtej kohës. TKOB thotë se është një mbrëmje për zërin që sfidoi kohën. “Një mbrëmje për të nderuar artistin. Një mbrëmje për të kujtuar njeriun. Një mbrëmje për zërin që sfidoi kohën”, thuhet nga teatri. Kjo mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit që shërben si një nderim për figurën e Lukë Kaçajt “Nder i Kombit” dhe kontributin e tij në artin lirik shqiptar, vjen gjithashtu edhe si një nga aktivitetet e veçanta këtë sezon artistik.

Një ndër artistët e mëdhenj të skenës lirike shqiptare

Bas baritoni Lukë Kaçaj (1926 – 2001) një ndër artistët e mëdhenj të skenës lirike shqiptare, ku në një material para disa vitesh nga TKOB bëhej me dije, se artisti e nisi karrierën e tij artistike në Korin e Përgjithshëm të Shtetit dhe në Ansamblin e Ushtrisë si solist dhe si korist (1947-1950). Sipas TKOB, në vitet 1950-1955 ndoqi studimet e larta për kanto pranë Konservatorit “P.I. Tchaikovsky” në Moskë, ku u perfeksionua si një bas i shkëlqyer dhe gjatë periudhës së studimeve dha koncerte dhe u vlerësua si një nga këngëtarët e rrallë të përsosur të muzikës klasike dhe operistike, që kish nxjerrë konservatori. “Pas emërimit si solist në TKOB realizoi mjeshtërisht role nga operat shqiptare dhe botërore, ku të paharruara mbeten rolet e tij si: Dottore Grenvil, në operën “La Traviata”; Don Basilio, në operën “Il barbiere di Seviglia”; René, në operën “Jollanta”; Gjini, në operën “Mrika”; Babai i Dritës, në operën “Pranvera”; Aleko, në operën “Aleko”; Nurabadi në operën “Peshkatarët e perlave”; Collin, në operan “La Bohème”; Bonze, opera “Madama Butterfly”, etj”, shprehet TKOB. Bas baritoni Lukë Kaçaj është një ndër artistët e mëdhenj të skenës lirike shqiptare , por kontributi i tij artistik vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e historisë së Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe e kulturës shqiptare në tërësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.