Kronika
Zgjedhjet, Çako pret Tayler: Gati grupet e drejtimit në qarqe
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka pritur këtë të martë në një takim shefin e misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë, Peter Tayler.
Gjatë takimit, Çako e ka njohur bashkëbiseduesin me masat që po merr policia për zgjedhjet, kur duhen edhe 5 ditë nga mbajtja e tyre.
“Janë trajnuar punonjësit e policisë që janë të ngarkuar me ligj për detyrat zgjedhore dhe janë ngritur grupet e drejtimit në çdo qark”, ka thënë Çako.
Nga ana e tij, ambasadori Tayler ka deklaruar se misioni i OSBE-ODIHR-it është i hapur për çdo informacion, nga të gjithë faktorët dhe aktorët e përfshirë në zgjedhje.
“Çdo informacion do të trajtohet me seriozitet dhe do të verifikohet nga ana jonë”, ka thënë Tayler.