Bota

Zgjedhjet europiane, FB kushte të reja kundër ndërhyrjeve të huaja

Kompania Facebook përforcon rregullat mbi reklamat politike përpara zgjedhjeve europiane në fund të majit.

Zëvendëspresidenti Richard Allan njoftoi futjen e mjeteve të reja për të ndjekur dy objektiva: për të parandaluar reklamat nga përdorimi i vendeve të huaja për të ndërhyrë në zgjedhje, siç ndodhi me postimet ruse gjatë zgjedhjeve presidenciale të SHBA 2016, dhe për të rritur transparencën e çështjeve politike.

Për të publikuar postimet e paguara elektorale, reklamuesit duhet të jenë të autorizuar në vendet e tyre duke treguar identitetin dhe vendbanimin.

Reklama do të përcaktojë se kush do të paguajë për t’i publikuar ato, sa kanë paguar dhe sa njerëz i kanë parë ato.

Ato subjekte që nuk do të regjistrohen deri nga mesi i prillit, do t’i shohin të bllokuara reklamat. Reklama do të ruhet në një arkiv në internet që mund të konsultohet për 7 vjet.

Masat e reja, pjesërisht të njoftuara më parë nga kompania, do të zbatohen jo vetëm për reklamat elektorale në kuptimin e ngushtë, për të mbështetur një kandidat apo parti, por edhe për postimet që merren me tema shumë të politizuara që mund të ndikojnë në votim, si për shembull çështja e migracionit.

Artikujt gazetareskë mbi çështjet politike, edhe nëse sponsorizohen në mediet sociale, do të dallohen nga spotet elektorale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button