☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.85 ▲1.95%
ARI 4,073 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,786 ▲ +0.68% ETH $2,340 ▲ +0.54% XRP $1.3158 ▲ +0.25% SOL $101.6100 ▲ +0.94%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.85 ▲1.95 % ARI 4,073 ▼0.03 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.85 ▲1.95 % ARI 4,073 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Zgjedhjet Maqedoni- Petre Shilegov i LSDM-së zgjidhet kryetari i Shkupit

Kandidati i LSDM-së, Petre Shilegov është kryetar i ri i qytetit të Shkupit. Sipas rezultateve nga 100 për qind të të dhënave të përpunuara nga qendrat e votimit, të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Maqedonisë.

Shilegov në zgjedhjet e 15 tetorit fitoi 141.119 vota, respektivisht 50,32 për qind dhe e fitoi funksionion e kryetarit të qytetit që në raundin e parë të zgjedhjeve.

Kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe kryetari i deritanishëm Koce Trajanovski fitoi 101.464 vota, respektivisht 36,18 për qind. Pas raundit të parë të zgjedhjeve lokale në 45 komuna janë zgjedhur kryetarë të komunave, ndërsa në 35 do të ketë raund të dytë për dy javë, respektivisht më 29 tetor.

Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarë të komunave në Aerodrom, Haraçinë, Manastir, Berovë, Bogdanci, Bosilovë, Vallandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Dellçevë, Demir Hisar, Dojran, Zelenikovë, Ilinden, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçani, Kratovë, Kriva Pallankë, Krivagashtan, Krushevë, Kumanovë, Llozovë, Mavrovë – Rostushe, Negotinë, Novosellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Plasnicë, Prilep, Radovish, Rankovc, Resnjë, Sveti Nikollë, Sopishtë, Strumicë, Qendër, Qendra Zhupa, Çuçer Sandevë dhe Debarcë.

Ndërsa raund të dytë për zgjedhjet lokale do të ketë në Tetovë, Çair, Bogovinjë, Strugë, Bërvenicë, Studeniçan, Tearcë, Butel, Vinicë, Vrapçishtë, Gazi Babë, Gotivar, Gradsko, Dibër, Demir Kapi, Probishtip, Rosoman, Dollnen, Zhelinë, Zërnovci, Jegunovce, Kavadar, Karbinci, Kisella Vodë, Likovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Mogillë, Novaci, Saraj, Nagoriçan i Vjetër, Çashkë, Çeshinovë – Obleshevë, Shtip dhe Shuto Orizarë.

LSDM-ja në raundin e parë fitoi 37 vende të kryetarëve të komunave, VMRO-DPMNE-ja tre, BDI-ja dy, grup i zgjedhësve dy dhe Partia Demokratike e Turqve një.

LSDM-ja dhe VMRO-ja do të garojnë në raundin e dytë në 19 komuna, BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët do të garojnë në pesë, BDI dhe BESA në shtatë, në një komunë do të garojë kandidati i grupit të zgjedhësve dhe VMRO-DPMNE, në një BDI dhe LSDM, në një LSDM dhe Lidhja e romëve dhe në një PDSH dhe BESA.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.