Zgjedhjet në Finlandë, avancon ekstremi i djathtë: Shqetësim pse u shtrenjtuan ushqimet!
“Në këto zgjedhje, pushtetin për të vendosur e ka populli i Finlandës, e kanë qytetarët e këtij vendi. Për këtë arsye, kam besim tek e nesërmja. Po e pres me padurim të dielën, megjithatë të shohim, nuk mund të them asgjë me siguri.“- shprehet Riikka Purra, lidere e Partisë së Finlandezeve.
“Njerëzve nuk u pëlqen fakti që ushqimi është kaq i shtrenjtë tani në Finlandë, sepse ne jetojmë si një ishull dhe kemi distanca shumë të gjata nga kudo tjetër. Njerëzit besojnë se Rikka mund të japë një përgjigje për këtë.“- shprehet Mika Nikko, Partia e Finlandezeve.
“Ne jemi shumë të shqetësuar nga të huajt që kanë ardhur këtu, sepse kemi sigurime shumë të mira shoqërore dhe mendojmë se një pjesë e tyre duan të përfitojnë prej kësaj. Ata nuk punojnë kur vijnë këtu, nuk flasin as finlandishten.”– shprehet Sari Ketola, infermiere.
Edhe rivali i qendrës së djathtë të kryeministres finlandeze, Sanna Marin, Petteri Orpo, ishte optimist në prag të zgjedhjeve legjislative pasi sondazhet e vendosën në krye partinë e tij.
“Ne kemi bërë një fushatë të shkëlqyer. Kemi kandidatët më të mirë në të gjithë Finlandën dhe jemi të parët në sondazhe, kështu që unë kam bindjen se do të dalim mirë”, u shpreh ai.