Te ndryshme

Orizi shkakton kancer nëse nuk gatuhet në këtë mënyrë

Shkencëtarët paralajmërojnë se miliona njerëz po vënë shëndetin e tyre në rrezik duke gatuar orizin në mënyrën e gabuar, pasi metoda e zakonshme e gatimit mund të lërë gjurmë arseniku në ushqim, raporton “The Independent”, shkruan Dita.

Ndërsa rritet, orizi kontaminohet me toksina industriale dhe pesticide, dhe arseniku që ai përmban mund të shkaktojë probleme shëndetësore serioze, duke përfshirë  sëmundjet e zemrës, diabet, madje edhe kancer, ashtu si dhe probleme të zhvillimit mendor.

Andy Meharg, profesor i shkencave biologjike në Queen’s University Belfast, në Britaninë e Madhe, në një eksperiment ka treguar se si duhet të gatuani këtë ushqim kaq të zakonshëm për të shmangur rreziqet.

Gjatë programit “Më besoni, jam doktor’ (Trust Me, I’m a doctor”, eksperti i BBC mati nivelin e arsenikut që përmbante orizi i gatuar duke ndjekur tri metoda të ndryshme. Në të parën, orizi u zie në ujë në një raport 1 oriz dhe 2 ujë (1:2). Sipas Meharg, kjo metodë gatimi aq e zakonshme lë shumicën e arsenikut në ushqim.

Metoda e dytë që ndoqi shkencëtari ishte gatimi i orizit në një raport një oriz dhe pesë ujë (1:5). Kjo metodë reduktoi substancën helmuese në oriz.

Por më efektive rezultoi metoda e tretë, në të cilën orizi u la në ujë gjatë natës, u shpëla mirë derisa uji të mbetet i pastër dhe më pas u gatua në një raport 1:5 (1 oriz’ 5 ujë). Pas kësaj procedure, sasia e arsenikut në oriz u reduktua në 80%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button