☁️
Tiranë 21°C · Vranët 06 May 2026
S&P 500 7,319 ▲0.82%
DOW 49,833 ▲1.09%
NASDAQ 25,570 ▲0.96%
NAFTA 96.16 ▼5.97%
ARI 4,716 ▲3.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
₿ CRYPTO
BTC $81,360 ▼ -0.07% ETH $2,360 ▼ -1.31% XRP $1.4164 ▲ +0.19% SOL $87.7500 ▲ +2.39%
S&P 500 7,319 ▲0.82 % DOW 49,833 ▲1.09 % NASDAQ 25,570 ▲0.96 % NAFTA 96.16 ▼5.97 % ARI 4,716 ▲3.23 % S&P 500 7,319 ▲0.82 % DOW 49,833 ▲1.09 % NASDAQ 25,570 ▲0.96 % NAFTA 96.16 ▼5.97 % ARI 4,716 ▲3.23 %
EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931 EUR/USD 1.1705 EUR/GBP 0.8634 EUR/CHF 0.9160 EUR/ALL 95.8911 EUR/MKD 61.6965 EUR/RSD 117.4043 EUR/TRY 52.9473 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5931
06 May 2026
Breaking
Kosova

Zgjedhjet në veri, Kurti: Nuk do të ketë dorëheqje të kryetarëve aktual

Për organizimin e tyre, ai shtoi se duhet të ndiqen procedurat që parasheh Ligji për Vetëqeverisje Lokale. Po ashtu, shefi i ekzekutivit tha se nuk mund të imponojë garimin në zgjedhje të Listës Serbe.

Kurti foli edhe për marrëveshjen për shtensionim, ku tha se pas dy javëve të qeta në veri, janë dakorduar për zvogëlim të pranisë së policisë.

“Në dy javët e fundit, nuk ka as protesta të dhunshme dhe as incidente. Duke pasur parasysh që në katër komunat në veri të Kosovës nuk ka as protesta të dhunshme dhe as incidente në dy javët që shkuan, ne kemi thënë që është e dobishme të bëjmë një zvogëlim, një reduktim për 25 për qind të pranisë së Policisë në ndërtesa dhe në rrethinat e tyre, si gjest i vullnetit të mirë nga ana e Kosovës. Në anën tjetër, ju e dini që ka pasur arrestime si asnjëherë më parë në veri të Kosovës, kundër ekstremistëve të dhunshëm, kundër grupeve kriminale ilegale dhe sundimi i ligjit vazhdon edhe më tej. Nuk është diçka që përfundon”, deklaroi Kurti.

Më tej, shefi i ekzekutivit theksoi se marrëveshja nuk përcakton largimin e njësiteve policore, sepse këtë e bën Policia e Kosovës.

Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme në veri, Kurti shtoi se duhet të ndiqen procedurat siç e parasheh ligji në Kosovë.

Po ashtu, shtoi se nuk do të ketë dorëheqje të katër kryetarëve.

“Dorëheqja është një akt individual moral, pra nuk e thotë dikush në vend të dikujt tjetër. Kur e thotë dikush në vend të dikujt tjetër, mund të jetë shkarkim. Por dorëheqja është dorëheqje e dikujt të veçantë, të cilën duhet ta pyesni. Nuk do të ketë dorëheqje, por do të ketë neni 72 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale”, shtoi ai.

Kurti deklaroi se nuk mund të imponojë garimin e partive politike dhe se ligji duhet të jetë mbi politikën.

“Unë si kryeministër i Kosovës duhet të krijojë kushtet për zgjedhje të lira, demokratike e ferr, që paraprihen nga një fushatë para zgjedhore, e cila ua mundëson të gjithëve të garojnë pa frikë, të votojnë pa kërcënime dhe unë e dua pluralizimin politik. Cila parti garon e cila parti nuk garon, unë nuk imponoj dot. Mirëpo, ne duhet të krijojmë kushtet që ata që duan të garojnë ta kenë një mundësi të tillë. Kjo nënkupton që ligji duhet të jetë mbi politikën në mënyrë që të kemi demokraci. Partitë politike janë aty, veçse ligji është mbi ato, përfshirë edhe mua si kryetar parti edhe si kryeministër”, përfundoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.