Bota

Zgjedhjet parlamentare në Francë, Macron siguron shumicën

Sipas sondazheve të pas votimit në raundin e dytë të zgjedhjeve të përgjithshme në Francë që u mbajtën të dielën, aleanca e Lëvizjes Marshi Republikan (REM) e presidentit Emmanuel Macron ka siguruar shumicën në Kuvendin Nacional.

Sipas sondazheve të televizionit publik France 2, aleanca mes REM dhe Lëvizjes Demokratike (MODEM) ka fituar 355 deputetë, duke siguruar shumicën e nevojshme në Kuvendin Nacional me 577 ulëse për të formuar qeverinë.

Sipas rezultateve të raundit të dytë, aleanca e kryesuar nga Partia Republikane (LP) ka ngelur me 125 deputetë, kurse ajo e kryesuar nga Partia Socialiste (PS) arriti të nxjerrë vetëm 49 deputetë.

Nga ana tjetër, partia e ekstremit të djathtë Fronti Nacional (FN) ka siguruar vetëm tetë ulëse, kurse aleanca në të cilën ndodhet lëvizja Franca e Papërkulur e majtistit ekstrem Jean-Luc Melenchon do të përfaqësohet nga 30 deputetë.

Ndryshe, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 43 për qind, që paraqet shkallën më të ulët të pjesëmarrjes në zgjedhje të përgjithshme në historinë e Republikës së Pestë të Francës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button