Politika

Zgjedhjet, Vasili: Të nisë puna për ndreqjen e gabimeve, jo më ndryshime të momentit të fundit

Lëvizja Socialiste për Integrim shprehet për një punë intensive për problematikat që duhen ndrequr lidhur me procesin zgjedhor në Shqipëri. Petrit Vasili dhe Luan Rama, në një konferencë për shtyp pas takimit me kreun e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, Audrey Glover, thanë se duhet të marrin fund praktikat e momentit të fundit.

“Ne mbështesim idenë e fillimit të menjëhershëm të punës për të gjitha probematikat që kërkojnë ndreqje, përmirësim, qoftë kuadri legjislativ, rregullator dhe sistemit të administrimit të zgjedhjeve para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor. Lidhur me këtë çështje ne kemi propozuar jo vetëm krijimin e punës po dhe vendosjen e afateve të qarta se ku duhen realizuar këto ndryshime, për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë ndryshimeve të minutës së fundit që si të tilla nuk mund të reflektohen në cilësinë e procesit zgjedhor dhe na bën të riciklojmë e përsërisim të njëjtat problematika negative”, u shpreh sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili.

“Duhet të heqim dorë nga praktika shqiptare e reflektimit apo ndërhyrjeve në momentin e fundit. Veprimi nën kushte emergjence, shmangia nga thelbi i këtyre rekomandimeve do të prodhojë të njëjtat probleme. Ne instituam në takim që është shumë e rëndësishme të nisë puna menjëherë, paralelisht me reformat e tjera, që dekriminalizimi dhe reforma në drejtësi të mos e sfumojë vëmendjen sepse në fund të fundit zgjedhjet janë bazamenti mbi të cilat ndërtohen të gjitha institucionet demokratike”, tha deputeti i LSI-së, Luan Rama.

Zyrtarët e LSI-së deklaruan se puna duhet programuar sa më herët, dhe ashtu si reformat e tjera duhet të bëhet me konsensus, për të reflektuar të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e OSBE/ODIHR.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button