🌤️
Tiranë 3°C · Kryesisht kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,201 ▼0.5%
DOW 50,019 ▲0.85%
NASDAQ 23,734 ▼1.48%
NAFTA 81.69 ▼0.44%
ARI 3,555 ▼0.19%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $60,011 ▼ -1.93% ETH $1,686 ▼ -1.48% XRP $0.9263 ▼ -1.14% SOL $70.0200 ▼ -2.52%
S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.69 ▼0.44 % ARI 3,555 ▼0.19 % S&P 500 7,201 ▼0.5 % DOW 50,019 ▲0.85 % NASDAQ 23,734 ▼1.48 % NAFTA 81.69 ▼0.44 % ARI 3,555 ▼0.19 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Blendi Klosi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, foli mbi emrin e kandidatit të mundshëm socialist për Bashkinë e Tiranës.

“Ne kemi filluar prej kohësh, por në fakt tani jemi futur në fazën e nxehtë të përgatitjes strukturore të Partisë Socialiste për emrin e kryetarit të bashkisë në çdo qytet. E kam thënë shpesh, ne garojmë për t’i fituar të 46 bashkitë e vendit. E kam thënë në Parlament dhe them se mund të humbim më pak sesa gishtat e dorës bashki, ku do bëjmë ne gabime. Nuk kemi asnjë arsye për të humbur asnjë bashki të vendit. Ne nuk jemi një parti e vogël dhe nuk kemi filozofi që emri i kandidatit do ta bëjë garën. Nëqoftëse kemi një arsye pse fitojmë, është se nuk e bën emri i kandidatit garën, e bën forca politike, e bën struktura organizative, e bën organizata socialiste dhe organizimi jonë elektoral, edhe patronazhimin në çdo cep të territorit. Ne e kemi këtë armë të fortë që në çdo fshat apo çdo lagje, edhe në fshatin më të humbur, troket dhe e gjen një grup njerëzish aty që thonë “ne jemi Partia Socialiste”. Pra, këtë organizimin tonë të brendshëm do duhet ta forcojmë. Kemi lidership të spikatur dhe një program qeverisës që e kemi flamur të fitores sonë në garën e ardhshme elektorale dhe nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë”, tha Klosi në studion e “Off the Record”, në A2CNN.

Më tej, Klosi shtoi se “emri padyshim është i rëndësishëm, por fushatën e bën partia, punën e bën elektorati, frymën e organizimit dhe ideologjinë e krijon lidershipi dhe natyrisht ne pastaj shkojmë me emrin e kandidatit”.

“Nuk ka një emër jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë sot, që është i konfirmuar si kandidat i Partisë Socialiste. Është një proces i hapur tani në parti. Do marrim opinion. Është shpejt për të bërë sondazhe. Pa u krijuar atmosfera dhe pa u orientuar debati është e kotë të bësh sondazhe”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.