🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 95.77 ▲2.14%
ARI 4,488 ▼0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,012 ▼ -4.1% ETH $1,873 ▼ -5.22% XRP $1.2412 ▼ -1.7% SOL $74.9700 ▼ -5.45%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.77 ▲2.14 % ARI 4,488 ▼0.71 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 95.77 ▲2.14 % ARI 4,488 ▼0.71 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Kronika

Zgjedhjet vendore/ Nis sot shpërndarja e materialeve zgjedhore! PSD, PD dhe PL pa komisioner në disa QV

Pesë ditë nga zgjedhjet, Partia Demokratike dështoi të çonte gardianët e saj në  tavolinat e numërimit të votave në 422 qendra votimi.
Nëse demokratët nuk arrijnë të dorëzojë komisionerët e tyre deri të dielën e zgjedhjeve, situatën do e marrë në dorë KQZ.

“Edhe pse gëzonte këtë të drejtë, Partia Demokratike nuk dërgoi komisioner në 422 QV. Nëse partitë politike që kanë këtë të drejtë do të dështojnë për të sjellë propozime, do t’i kalojnë partisë që ka të drejtë të të njëjtit spektër, atëherë do t’i emërojmë kryesisht”, tha kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Aplikimet për ti zënë vendin komisionarët e Partisë Demokratike  nuk kanë munguar. Socialistët i druhen  faktit se vendet e lëna bosh nga Alibeaj  po zëvendësohen  nga njerëz të Berishës. Komisioneri Celibashi ngren supet kur pyetet për identitetin e aplikantëve.

“Nuk di të them nëse janë të nxitur nga parti politike apo jo”.

Mungesa e ushtarëve te PD ne tavolinat e numërimit te votave nuk përbën problem për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për sa kohë ekziston mundësia e zëvendësimit të tyre. Ndryshe ndodh me operatorët, që bëjnë të mundur funksionimin e pajisjeve te identifikimit biometrik.

“Procedura ligjore sikurse dihet është, është që KQV nëse në orën 7 të mëngjesit nuk është paraqitur operatori atëherë do të vijojë me regjistrin e zgjedhësve, atë fizik“, shpjegoi nënkomisionerja Lealba Pelinku.

10 kryetar Bashkie, të cilët janë dërguar per verifikim te thelluar do të vijojnë të jenë në fletën e votimit  krahas pikëpyetjeve për të shkuarën e tyre deri në momentin sa drejtësia të thotë fjalën e fundit për ta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.