☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.03 ▲0.79%
ARI 4,496 ▼1.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,228 ▲ +0.62% ETH $2,167 ▲ +0.23% XRP $1.4142 ▼ -0.21% SOL $91.5700 ▲ +0.57%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.03 ▲0.79 % ARI 4,496 ▼1.23 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.03 ▲0.79 % ARI 4,496 ▼1.23 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Zgjerim të kufirit detar në 12 milje, zonë ekskluzive ekonomike/ Greqia dhe Italia nënshkruajnë sot marrëveshjen historike

Marrëveshja e re përcakton zonën ekskluzive ekonomike, një zgjerim të kufirit detar në 12 milje mes dy vendeve, por pëcakton edhe të drejtat nën det që i hap rrugën shfrytëzimit të resurseve të naftës dhe gazit në zonën e detit Jon.

Greqia dhe Italia ndajnë zonën ekskluzive ekonomike në detin Jon, duke filluar në veri, në zonën e ishujve Diaponte të Othonos-it, shumë pranë brigjeve Shqiptare dhe deri në jug të saj në zonen mes ishujve të Kretës dhe Siçilisë.

Prej kësaj marrëveshje duket se nuk preket hapësira detare e Shqipërisë, madje krijohet një precedent pozitiv edhe për një marrëveshje eventuale mes vendit tonë dhe Greqisë, pasi siç dihet, mes dy vendeve është dialoguar një marrëveshje e cila përcakton hapësirën detare mes dy vendeve e cila do të shtrihet në 12 milje, por ende nuk përcakton zonën ekskluzive ekonomike mes dy vendeve tona.

Burimet e Top Channel në ministrinë e Jashtme greke thanë se kjo marrëveshje mund të shërbeje si udhëzuese edhe për çështjet me Shqipërinë.

Gati 3 vite më parë, ministri grek në ikje Nikos Kotzias anunçoi zgjerim të ujrave greke në 12 milje në detin Jon, e cila sipas tij ishte produkt i një marrëveshje me Shqipërine, madje po atë ditë, edhe ministri i jashtëm shqiptar asokohe Ditmir Bushati, pohoi se është e drejta e Greqisë zgjerimi i ujrave detare në 12 milie në detin Jon, një deklaratë kjo, e bërë pa konsultim me palën italiane, çka me gjasa i kushtoi këtij të fundit edhe postin e ministrit të jashtëm në qeverinë Rama.

Që në vitin 2009, Top Channel ka zbuluar se pala italiane ka qënë kundër një marrëveshje mes Greqisë dhe Shqipërisë pa praninë e saj në tryezën e bisedimeve, pasi çdo ndarje mes Greqisë dhe Shqipërisë, prekte zonën ekskluzive ekonomike italiane.

Madje ka qënë presioni i Romës ,e cila nxiti bllokimin e marrëveshjes se demilitimit të ujrave detare mes dy vendeve tona, ose e njohur si marrëveshja e detit, e cila i “dhuronte” Greqisë 440 km katrore det në veri të ishullit të Korfuzit, por prekte rëndë pikërisht zonën ekskluzive ekonomike të Italisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.