☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,800 ▼ -0.02% ETH $2,236 ▲ +0.2% XRP $1.1633 ▼ -1.89% SOL $89.7300 ▼ -0.61%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Zgjerohet skandali në Itali, Rochi në bisedime me 29 klube të Serie A dhe Serie B

Stuhia mbi shoqatën e arbitrave në Itali nuk tregon shenja qetësimi. Në qendër të vëmendjes mbetet Gianluca Rocchi, i cili ka zgjedhur vetëpezullimin, ndërsa përballet me akuza për përfshirje në një skemë të dyshuar mashtrimi sportiv. Ndërkohë, hetimet e Prokurorisë së Milanos po marrin përmasa më të gjera. Sipas raportimeve të La Repubblica, vëmendja nuk […]

Stuhia mbi shoqatën e arbitrave në Itali nuk tregon shenja qetësimi. Në qendër të vëmendjes mbetet Gianluca Rocchi, i cili ka zgjedhur vetëpezullimin, ndërsa përballet me akuza për përfshirje në një skemë të dyshuar mashtrimi sportiv.

Ndërkohë, hetimet e Prokurorisë së Milanos po marrin përmasa më të gjera. Sipas raportimeve të La Repubblica, vëmendja nuk është më vetëm te episodet e diskutueshme në fushë, por te një rrjet i dendur marrëdhëniesh mes drejtuesve të arbitrimit dhe klubeve.

Burime hetimore flasin për kontakte të shpeshta mes Rocchi dhe drejtuesve të rreth 29 klubeve të Serie A dhe Serie B. Një komunikim që në teori është institucional, por që tashmë po verifikohet nëse ka kaluar kufijtë e lejuar, duke ndikuar në caktimet e arbitrave apo edhe në vendimet e sistemit VAR.

Në fokus të hetimit është edhe një metodë komunikimi e quajtur “Gioca Jouer”, e cila dyshohet se përdorej për të dërguar sinjale indirekte arbitrave në dhomën VAR në Lissone.

Aktualisht nuk ka drejtues klubesh nën hetim, ndërsa vëmendja mbetet te sistemi arbitral, ku përfshihet edhe supervisori VAR, Andrea Gervasoni.

Ndërkohë, FIGC po ndjek nga afër zhvillimet dhe ka kërkuar dokumentacionin përkatës. Nëse dyshimet konfirmohen, nuk përjashtohet hapja e një procesi sportiv me pasoja të rënda disiplinore.

Gianluca Rocchi, nga ana e tij, ka mohuar çdo shkelje, duke deklaruar se ka vepruar gjithmonë në përputhje me rregullat.

Ndërsa hetimet vijojnë, një hije e rëndë pasigurie vazhdon të mbulojë besueshmërinë e sistemit të arbitrimit në futbollin italian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.