Politika
Zguri: Procesi zgjedhor më i rëndësishëm se çdo parti
Në një dalje të posaçme për mediat, kreu i KQZ-së, Klement Zguri u shpreh se do të ketë ndëshkim të çdo veprimi të komisionerëve dhe numëruesve që shkelin ligjin.
“Procesi zgjedhor më i rëndësishëm se çdo parti”, është shprehur Zguri duke shtuar se sot dhe nesër fuqinë e kanë zgjedhësit, dhe partitë politike të respektojnë ligjin.
“Institucionet ligjzbatuese t’i kushtojnë më shumë vëmendje parandalimit të incidenteve”, u shpreh më tej kreu i KQZ-së, teksa inkurajoi qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhje.