☁️
Tiranë 18°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,601 ▼1.55%
DOW 51,969 ▼0.71%
NASDAQ 25,533 ▼2.49%
NAFTA 104.06 ▲2.02%
ARI 3,907 ▼3.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,636 ▼ -5% ETH $2,229 ▼ -5.84% XRP $1.2534 ▼ -4.22% SOL $94.7700 ▼ -7.57%
S&P 500 7,601 ▼1.55 % DOW 51,969 ▼0.71 % NASDAQ 25,533 ▼2.49 % NAFTA 104.06 ▲2.02 % ARI 3,907 ▼3.08 % S&P 500 7,601 ▼1.55 % DOW 51,969 ▼0.71 % NASDAQ 25,533 ▼2.49 % NAFTA 104.06 ▲2.02 % ARI 3,907 ▼3.08 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Zguri reagon pas kërkesës së PS: Sulmet dëmtojnë KQZ

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka reaguar pas kërkesës së Partisë Socialiste për shkarkimin e tij.

Ai thotë se institucioni që ai drejton nuk fsheh asgjë, si kundërpërgjigje ndaj akuzave të socialistëve se ka fshehur dosjen e kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj.

“Nuk ka vetëm kronika lajmesh, por ka mbledhje, proçesverbale, akte dhe vendime. Të gjitha publike. Të gjitha mund të konsultohen në çdo kohe nga çdo njeri. KQZ-ja nuk fsheh. KQZ-ja vetëm zbardh. Kështu që edhe në rastin konkret, e vërteta është krejt tjeter, është e kundërta e asaj qe pretendohet”, deklaron ai.

Zguri thotë se refuzon që të përfshihet në ato që i quan “lojëra politike”.

“Por, në respekt të funksionit zyrtar që mbuloj, unë e kam të ndaluar të përfshihem në beteja, apo lojra politike, ndaj nuk bëhem dot pjesë e debatit. Përgjigja ime mund të jetë vetëm zyrtare dhe vetëm drejtuar organit të emërteses, sapo ai ta kërkojë këtë”, thotë kreu i KQZ-së.

PS kërkon shkarkimin e Klement Zgurit nga detyra e kryetarit të KQZ për shkelje të rëndë të ligjit të dekriminalizimit. Në relacionin e tyre, socialistët citojnë rregulloren e brendshme të organizimit dhe funksionimit të administratës së KQZ, sipas së cilës Kryetari i KQZ kishte detyrimin ligjor që brenda 10 ditëve nga data 16.10.2017 të thërriste në seancë publike mbledhjen e KQZ dhe të fuste këtë çështje “për shqyrtim”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.